Grenell: Marrëveshjet u arritën falë direktivave të Trump

Përmes një reagimi në Twitter, ambasada amerikane në Berlin deklaroi se marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndaj këtij postimi reagoi dhe ambasadori Richard Grenell përmes një ‘retweeti’. Ai shkruan se falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump janë arritur edhe marrëveshjet sot në Mynih.

“Falë direktivave të qarta të Presidentit Trump, ne kemi nënshkruar tre marrëveshjeve ekonomike për katër muaj. Një për udhëtimin ajror, një për hekurudha dhe një për autostrada”, thekson i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump në Twitter.

Kosova dhe Serbia nënshkruan sot në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe atë për hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Nënshkrimi i letrave të interesit ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih. Këto marrëveshje, u arritën me ndërmjetësimin e Grenell. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

loading...
Back to top button
Close