Analistët: Nëse shkohet më këtë dinamikë, marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi brenda vitit

Njohësit e çështjeve të komunikacionit, thonë se marrëveshjet e sotme që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Mynih ka qenë dashur të diskutohen me ekspertë e fushës, por njohësit e çështjeve politike thonë se pavarësisht kësaj, gjasat janë reale që brenda këtij viti të kemi të nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Eksperti i Komunikacionit Nol Dedaj, thotë se marrëveshjet për autostradën dhe linjën hekurudhore nuk do të jenë të vetmet që Kosova dha Serbia do të nënshkruajnë. Por sipas Dedajt, problem është fakti që nuk dihet se çfarë përmbajnë këto marrëveshje.

Loading...

“Sigurisht se marrëveshje teknike mes dy shteteve do të ketë, meqenëse po afrohet marrëveshja finale…Problem është se marrëveshjet nuk janë studiuar mirë se çfarë përmbajnë. Për shkak të raporteve armiqësore që kemi me Serbinë është dashur që edhe ekspertët e lëmive të kenë qasje”, deklaroi Nol Dedaj.
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se pretendimet që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda këtij viti janë reale, pasi siç thotë ai kjo çështje ka hyrë në një dinamikë të re.

“Mendoj se është evidentë fakti që involvimi i amerikanëve në proces i ka dhënë dinamikë të shtuar. Në veçanti, sa më afër zgjedhjeve në SHBA ky proces po përshpejtohet dhe si duhet është vënë në prioritet të administratës së SHBA-së dhe nëse ndiqet ky trend, është reale të pritet që deri në fund të vitit mund të kemi marrëveshje”, deklaroi Afrim Hoti.

Marrëveshja për autostradën dhe ajo për hekurudhat, janë nënshkruar jashtë tavolinës së bisedimeve mes dyja vendeve, pasi dialogu mes Kosovës e Serbisë ka më shumë se një vit që është ndërprerë, për shkak të taksës 100%

Loading...
Back to top button
Close