Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pse nuk u shkon dhe politikanëve me vila letra e OFL-së?

Ministri Sandër Lleshaj ka debatuar sot me gazetarët në lidhje me paketën anti-KÇK. I ftuar sot në emisionin “Open”.

Një nga të ftuarit ka thënë se pjesë e paketës anti-KÇK duhet të ishin edhe politikanët.

Gazetari: A do ti shkojë letra e OFL-së ish-ministrit Saimir Tahiri?

Lleshaj: Nuk i zgjedh unë personat që u shkon letra. Do i shkojë çdo personi që është dënuar që thuhet në nenin 5.

Gazetari: Po Tahiri është akuzuar si anëtar i një grupi kriminal për trafik droge.

Lleshaj: Nuk e di aq saktësisht çështjen e Tahirit sepse i kam përqëndruar energjitë tek fusha të tjera.

Gazetari: Po politikanët pse nuk janë pjesë? Sepse publiku shqiptar që të ketë besim te drejtësia do që të ketë politikanë të dënuar. Pse nuk janë politikanët pjesë e këtij ligji?.

Lleshaj: Për korrupsionin ka një ligj të tjetër.

Back to top button