Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Cili ishte emri i vërtetë i Dhaskal Todrit dhe kush ishte ky patriot i madh

Emri i vërtetë i Dhaskal Todrit ishte Theodhor Haxhifilipi.

Theodhori ishte mësues e veprimtar i gjuhës shqipe që lindi në Elbasan.

U bë figurë aq e dashur popullore sa nisën t’i thërrasin dhaskal (mësues) dhe Todri ishte shkurtimi i emrit.

Th.Haxhifilipi u përpoq për futjen e gjerë të shqipes në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në shkollë.

Porositi në Evropë edhe një shtypshkronjë, pasi krijoi në Elbasan një traditë të shkrimit të shqipes me alfabetin e tij, që njihet që nga fundi i shek.XVIII e deri në shek.XX.

Për të penguar këtë, kisha fanariote futi njerëz dhe e vranë në Dhiavat të Resnjës.

Më 1827, kleri i dogji shkrimet e tij në Elbasan, duke nxjerrë si shkak murtajën që kishte rënë në qytet.

Back to top button