Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Inagurohet shkolla e gjuhës shqipe në Romë

Në Romë dje u hap shkolla e gjuhës shqipe. Shoqata ‘Besa’ ishte ajo që inaguroi hapjen e shkollës.Në faqen e tyre në facebook ata bëjnë të ditur lajmin.Postimi i plotëDje, Shoqata BESA ka inauguruar hapjen e shkollës së gjuhës shqipe në Romë, Itali.Përveç familjeve të fëmijëve të parë të regjistruar, në inagurim ishin të pranishëm edhe autoritetet diplomatike si: Ambasadorja e Kosovës Alma Lamaj, përfaqësuesja për Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj dhe Ledia Mirakaj, si përfaqësuese e ambasadës Shqiptare në Itali.Realizimi i kësaj nisme për të cilën Besa besonte fuqimisht, ishte e mundur falë punës vullnetare të të gjithë pjesëmarrësve. Falënderime të veçanta shkojnë për mësuesit Eliza Çoba dhe Sonila Hoxhallari, por mbi të gjitha familjeve që u bashkuan me entuziazëm, të bindur për nevojën për t’u mësuar fëmijëve të tyre gjuhën, historinë dhe kulturën e atdheut tonë. Shihemi të dielën tjetër në klasë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button