Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pa asnjë gjyqtar dhe me 30 mijë dosje stok

Nga Edison Balla

Nisja e implementimit të reformës në drejtësi, përveç shpresës që ngjalli tek shumë shqiptarë se më në fund do të kishim një sistem gjyqësor të drejtë, dhe se gjyqtarët e prokurorët e korruptuar do të largoheshin nga sistemi mesa duket solli edhe një “zbrazëti” të punës së gjyqësorit.

Më e prekura nga ky efekt i reformës duket se ka qenë Gjykata e Lartë, ku sipas një studimi të zhvilluar nga INFOÇIP bëhet me dije se në këtë gjykatë ka aktualisht mëse 30 mijë dosje stok që presin të gjykohen. Pjesa më e madhe dosjeve vijohet të thuhet në studim janë kryesisht rekurse administrative.

Pas shkarkimit nga procesi i vettingut edhe të kryetarit të Gjykatës së Lartë z. Zaganjori ky insitucion ka mbetur tashmë pa asnjë gjyqtarë. Por problemi është se nga krijimi i Gjykatës së Lartë varet edhe fati i asaj kushtetuese, pasi 3 kandidatët nga 9 që do të ketë gjithsej Gjykata Kushteteuese do të vijnë nga Gjykata e Lartë.

Por edhe në rastin më ideal nëse kjo gjykatë do të formohej tani shpejt, gjë e cila ka pak gjasa të ndodhë, sërish do të ishte e pamundur për të që të gjykonte të gjithë stokun e dosjeve që ka të depozituar nëpër zyrat e saj. Kjo për shkak të burimeve njerëzorë të kufizuara që ka caktuar edhe ligji.

Pikërisht në këtë kuadër: “INFOÇIP vlerëson që nëse Gjykata e Lartë do të plotësohej me trupë të re gjyqësore prej 19 anëtarësh dhe kolegjet të nisnin punën rregullisht, për të marrë vendim për rekurset që presin, do të duheshin rreth 20 vjet, nëse e përllogarisim eficiencën me mesataren e vitit 2015, më e mira e 5 viteve të fundit”

Ndaj edhe del e domosdoshme shtimi i punonjësve e ndihmësve ligjorë të kësaj gjykate në mënyrë që të përballohen dosjet e pafundme që shumë qytetarrë presin të gjykohen.

Back to top button