Shqiptarët e braktisin shpejt një punë, për një tjetër

Sabina Veizaj- Erald Pashaj, administrator i EP & Partners Consultancy shpk (EPPC), kompania që ka publikuar gjetjet e edicionit të dytë të sondazhit “mbi kënaqësinë dhe angazhimin në punë” në një intervistë për gazetën “Si” shpjegon se çfarë i karakterizon punëdhënësit dhe punonjësit në tregun shqiptar të punës.

Sipas tij ka një kontraditë mes asaj që kërkojnë dhe japin të dyja palët duke synuar maksimizimin e asaj që duan në kurriz të palës tjetër.

Loading...

Pashaj kushtet e punës në tregun shqiptar ia faturon ekonomisë së vogël të vendit, ku të gjithë do të sakrifikonin gjithçka për më shumë para dhe pozicion të mirë pune.
Gjendja aktuale sipas tij mund të ndryshojë me vullnetin e punëdhënësit, e cila është lokomotiva në këtë treg dhe zbatimin e ligjit e të kodit të punës.

Nga eksperienca në fushën e burimeve njerëzore dhe eksperienca e intervistave në këtë edicion të dytë të sondazhit “Për kënaqësinë dhe angazhimin në punë”, a keni arritur të identifikoni një profil psikologjik të punonjësit dhe punëdhënësit shqiptar?

Erald Pashaj, administrator i EP & Partners Consultancy shpk

Që në gjenezë të marrëdhënies; punëdhënësi do të paguajë më pak dhe kërkon angazhim maksimal, punëmarrësi nga ana tjetër kërkon kushte më të mira, pagesë më të mirë, vlerësim më të lartë dhe sigurisht një balancë mes jetës dhe punës. Kjo kontradiktë ekziston kudo në botë, por këtu është shumë e lartë.

Ajo që kemi evidentuar tjetër është kërkimi për punë të re. Ne shikojmë që në tregun shqiptar dhe kosovar, nëse i jep dikujt pozicion dhe pagë, të tjerat ai nuk i vlerëson. Këto të dyja e tërheqin shumë, e thithin.

Sipas jush është çështje mentaliteti e brujtur në vite apo për arsye të kushteve në të cilat ndodhet tregu në Shqipëri?

Nuk besoj që ka lidhje me mentalitetin në vite, por ka vite me kushtet ekonomike. Që do të thotë zhvillimi ekonomik i vendit është i tillë që stimulon karrierën, e cila të jep mundësinë që ti të paguhesh më shumë dhe paga. Të tjerat vijnë në plan të dytë.

Normalisht një person në tregjet në zhvillim, gjithmonë tendencën e ka drejt një pozicioni të mirë dhe një page të mirë dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga më shumë pushime, të heqin dorë nga kushtet e tjera siç është balanca mes jetës e punës, etj.

Këto handikape që vërehen në tregun tonë të punës, kujt mund t’ia faturojmë: legjislacionit, punëdhënësve, institucioneve ligjzbatuese, apo kujt?

Ne mund t’ia faturojmë disa segmenteve. Unë mendoj që tregun e punës e tërheq si lokomotivë punëdhënësi. Lokomotiva është punëdhënësi. Është ai që kërkon të ketë produktivitet nga forca e punës. Që të marrë produktivitet, fillon e ndryshon tregun e punës duke dhënë.

Elementi i dytë është edhe shteti. Ne vërtet jemi në një ekonomi tregu, por ne e kemi të madh ndikimin e shtetit, ai mund të ndikojë në kushtet e punës, të kontratave, rritjen e pagës minimale, pagimin e taksave, sepse ka edhe shumë që ende nuk deklarojnë pagat reale.

Të dy këta komponentë janë të rëndësishëm. Por edhe nga ana tjetër punëmarrësi duke zhvilluar veten, duke u bërë më profesionist ai nis e kërkon më shumë.

A ka reflektuar shteti, institucionet përkatëse nga sondazhi i parë i kryer në raport me gjetjet, kryesisht kushtet e punës; të punuarit në fundjavë, etj?

Ajo që vërehet, shteti ka reaguar, por jo në raport me gjetjet e sondazhit në vetvete. Shteti ka reaguar në raport me ligjzbatimin e ligjeve që ka prodhuar vetë. Kjo është vënë re në kontratat e punës dhe sigurimet e punonjësve që janë zbatuar në kuadër të luftës antiinformalitet.

Loading...
loading...
Back to top button
Close