Vjen testi i drogës për shoferët në Shqipëri, nga shkurti nuk i shpëtoni dot pajisjes së re

Pak ditë pas “TruCam” radarit të sofistikuar për shpejtësinë tej normave të automjeteve, një tjetër pajisje pritet t’i vijë në ndihmë Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të shkeljeve rrugore nga drejtuesit.

Bëhet fjalë për testuesin e ri që pritet të vihet në përdorimi nga Policia Rrugore dhe do t’i japë fund një herë e mirë përdorimit të lëndëve narkotike nga drejtuesit.

Loading...

Report TV ka mundur të sigurojë pamjet e këtij drageri që sipas burimeve pritet të vihet në funksion prej fillimit të muajit shkurt në të gjitha akset rrugore në vend nga ana e strukturave të policisë. I ngjashëm me dragerin që mat sasinë e konsumimit të alkoolit ky test i ri nëpërmjet pështymës të tregon brenda një afati të shkurtër kohor nëse drejtuesi i automjetit është në efektin e narkotikëve.

Kjo pajise është e aftë të përcaktojë edhe llojin e lëndës narkotike të konsumuar. Aplikimi i kësaj pajisje është i përhapur në shumë prej vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa në vendin tonë ky matës u testua nga disa efektivë të policisë rrugore çeke që zhvilluan disa patrullime gjatë një vizite në Shqipëri pak muaj më parë. Ashtu si alkooli edhe përdorimi i lëndëve narkotike shpesh herë është bërë faktor i regjistrimit të aksidenteve rrugore.

Drageri i ri është në kuadrin e planit të masave të paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe që pritet të prezantohet në ditët në vijim. Duke parë numrin e lartë të aksidenteve rrugore në vend. Ministri Lleshaj në 107 vjetorin e Policisë së Shtetit tha se një ndër prioritetet kryesore të policisë për vitin 2020 është kthimi në vitin e sigurisë rrugore.

Loading...
loading...
Back to top button
Close