Dacic paralajmëron çnjohje të reja ndaj Kosovës: Vizita e Macron dhe Putin në Serbi tregoi shumë

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, e ka quajtur vitin 2019 si të suksesshëm për serbët, duke numëruar këtu vizitën e Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe të atij rus, Vladimir Putin, derisa shtoi se tërheqja e njohjeve ndaj Kosovës ka qenë një ‘ofensivë e madhe’ që do të vazhdojë edhe gjatë 2020’tës.

Në një intervistë për Happy Tv, ai ka paralajmëruar disa çnjohje të reja në vitin 2020, teksa ka theksuar se deri tash 10 vende kanë tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Loading...

“Kur kemi filluar ofensivën diplomatike, 117 vende e njihjin pavarësinë e Kosovë. Tash ky numër ka rënë në 97”, ka thënë ai.

Tutje, Dacic po thotë se sipas tij, viti 2019 ka qenë shumë i suksesshëm për Serbinë, duke përfshirë këtu edhe na mardhëniet ndërkombëtare.

“Vizita e Presidentit Macron e ka shënuar 2019’tën sa i përket diplomacisë, ka qenë këtu edhe vizita e Presidentit Putin, ardhja e presidentit rus në Beograd”, ka thënë ai

Në fund, ai ka folur edhe për presionin që po i bëhet Serbisë, e që sipas tij më shumta që mund të bëjnë është të mbrojnë e përkrahin serbët.

“Ne i kemi vendosur qëllimet tona. Qëllimet tona janë që të mbrojmë popullin e Serbisë, që ata të kenë një identitet, të shprehen lirshëm kudo që shkojnë nëpër botë”, tha ai.

Kujtojmë se Dacic ka qenë dhe është lobuesi më i madh kundër Kosovës. Ai ka zhvilluar disa vizita nëpër vende të ndryshme të botës për të tërhequr njohjet, ku i fundit që e konfirmoi këtë është Republika e Ganës.

Po ashtu, Serbia ka zhvilluar një propagandë agresive që Kosova të mos pranohet në organizata të njohura ndërkombëtarisht, siç është INTERPOL.

Loading...
loading...
Back to top button
Close