Shqipëria dhe Kosova po triumfojnë në Kampionatin Ballkanik të Boksit

“Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi e filluan fuqishëm Kampionatin Ballkanik të Boksit”
Është bërë e ditur se Kampionati Ballkanik i Boksit është duke u mbajtur në Antalia të Turqisë.
Deri tani janë realizuar 12 meçe dhe përfaqësuesit e shtetit të Shqipërisë dhe ata të Kosovës ishin më të mirët, shkruan “eubcboxing.org”.
“Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi e filluan fuqishëm Kampionatin Ballkanik të Boksit”, ishte titulli i uebfaqes zyrtare të Federatës Evropiane të Boksit.
Në Kampionatin Ballkanik janë duke marrë pjesë 11 shtete.
Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia janë duke garuar