Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

“Nuk premtoj ringjalljen, kërkoj ndihmë”, Rama në Stamboll u kujton turqve Izmirin

Kryeministri Rama pas takimit prej dy orësh me presidentin turk Erdogan e shtriu dorën për ndihmë tek biznesmenët turq. Ai tha për ta se “unë nuk premtoj ringjalljen, por kërkoj ndihmë”. Madje në fjalën e tij, Rama u kujtoi investitorëve turq atë që ndodhi me Izmirin në vitin 1999, kur tërmeti shkatërroi më shumë se gjysmën e qytetit.

“Me ndihmën tuaj do të bëjmë me Durrësin atë që bëtë ju me Izmirin në vitin 1999” – tha Rama, duke shtuar se kërkon ndihmë e duke përmendur zotin. Rama e pranoi se ende nuk ka një shifër për dëmet, por shtoi se është shumë më e madhe nga fuqia e shtetit për ta përballuar këtë fatkeqësi të madhe.

“Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja.

Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten, por për të thënë të vërtetën kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj. Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qenë pothuajse apokaliptik në disa zona. Turqia e provoi edhe njëherë që i përmbahet urtësisë së saj, sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë”.

Konferenca e donatorëve ishte një mesazh i qartë se Shqipëria është një vend që ndodhet në moment të vështirë dhe se ndihma nuk duhet kursyer. Kryeministri falenderoi sërish ata që kanë kontribuuar financiarisht deri më tani e duke e ritheksuar disa herë faktin se është në Stamboll për të kërkuar ndihmë, ashtu siç do të bëjë edhe me qeveritë e vendeve të tjera.

Back to top button