Vjosa Osmani kundër Isa Mustafës: Nuk jam tradhtare, ja pse do votoj kundër rrëzimit të qeverisë

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar votën e saj kundër rrëzimit të qeverisë.
Osmani tha se po del kundër partisë së saj, për interest ë Kosovës dhe qytetarëve
“Unë jam kundër çdo marrëveshje me partitë e vjetra dhe nuk e thyej besimin e elektoratit. Nuk mundet dikush të vendosë për LDK-në pa patur status ligjor. Jam kundër mocionit të besimit për qeverinë aktuale”, tha Osmani
Kryeparlamentarja iu përgjigj edhe akuzave për tradhti
“Jam akuzuar për tradhti, por unë po i përmbahem programit që kemi prezantuar para qytetarëve.Unë do të votojë kundër këtij mocioni, jam e bindur që po votoj për të ardhmen e vendit tim. Jam e bindur që vendit i duhet një qeveri për pandeminë dhe për sfidat e tjera. Unë do të votojë çdo mocioni që Kosovën e lë pa Ministra dhe pa qeveri. Do veproj ashtu siç do të vepronte presidenti Rugova. Ai do vepronte në interest ë vendit, pavarëisht se e përqeshnin. Unë jam ndjekëse e thekur e Rugovës”, tha Osmani.
Ajo kërkoj zgjidhje edhe në këto momente të fundit.
“Do votoj kundër rrëzimit të qeverisë”, tha Osmani.