Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mediat greke: Shqiptarët nga emigrantë… biznesmen në Shqipëri!

Mediat greke kohët e fundit, edhe pse të “mbytura” nga tematika e krizës që po përballet Greqia, nuk kanë ndalur së “kujtuari” me një sërë referimesh ndaj Shqipërisë, në të gjithë aspektet dhe fushat me çështjet më “pikante”.

Por, ajo çka bie në sy dhe veçon është fakti se për ta, tashmë kthimi i emigrantëve shqiptarë në atdhe (riatdhesimi i shqiptarëve) përbën një dukuri shqetësuese, duke e ndjekur nga afër këtë zhvillim.

Thuajse çdo ditë në mediat greke mund të ndeshësh reportazhe për largimin e emigrantëve shqiptarë nga vendi-Greqia.

Veç shumë gazetave të shtypit, si “Eleytherotypia”etj, shumë agjenci elektronike lajmesh i referohen këtij “fenomeni”.

Ndër të tjerash ata pohojnë: “Me mijëra janë tashmë emigrantët shqiptarë të cilët çdo ditë largohen përgjithmonë nga Greqia për shkak të krizës së rëndë ekonomike. Dihet se kriza ka vështirësuar së shumti shanset e gjetjes së një vendi pune, duke e kthyer atë në fryt luksi!”. Gjithashtu ata i janë referuar dhe të dhënave zyrtare të Regjistrit qendror të Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri, duke bërë publike të dhënat e regjistruara aty.

Madje edhe deklarimeve të përfaqësuesit të zyrës së NRC-së në Tiranë dhënë agjencisë telegrafike shqiptare “ATA”, ku theksonte se pjesa më madhe e emigrantëve shqiptarë që kthehen në atdhe, avancojnë në çeljen e një biznesi.

Vetëm tremujorin e parë të 2012-ës, në NRC, janë regjistruar 4.006 biznese të reja, shifër kjo shumë më e lartë se ajo e tremujorit të par të vitit të kaluar-2011.
Ndërkohë, në të njëjtën periudhë (tremujorin e parë 2012) 540 biznese janë mbyllur, kundrejt 1.418 bizneseve të mbyllura në tremujorin e parë të 2011-ës./albsoberver.com/

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button