Publikohen argumente te tjera per vjetersine e shqiptareve dhe te gjuhes shqipe! “Faraonet shkruanin shqip”

Sipas Giuseppe Catapanos, autor i librit “THOT – TAT PARLAVA ALBANESE”, perendia egjiptase e urtesis fliste shqipen. Ai, perndia e urtesis i perpiloi hieroglifet, duke u mbeshtetur ne gjuhen e vet amtare-shqipen. Sipas tij edhe “Iliada dhe Odiseja” e Homerit jane shkruar ne gjuhen shqipe.
Pas shumë-shumë zbulimeve për vjetërsinë e popullit shqiptar dhe gjuhës shqipe, është botuar edhe një libër i cili sjell fakte shumë të rëndësishme dhe gjuhën shqipe e shpall si gjuhë të faraonëve të famshëm. Filologu i shquar nga Roma, Giuseppe Catapano, si rezultat të punës së tij kërkimore – shkencore 40-vjeçare, botoi një vepër kapitale nga fusha, e shkencave fi lologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT – TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti – Tati fliste shqip). Ky libër është në italishte dhe arbërishte, në formë proze dhe poezie. Autori për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve – shqiptarëve të lashtë. Sipas mendimit të autorit të THOT – TAT PARLAVA ALBANESE, shqipja, më saktësisht, ilirishtja fl itet që më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo-gjermane në Universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane.
Shkrimi shqip, i vjetër 4 mijë vjet para e.s. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe.

Këtë dukuri na e zbuloi fi lologu Giuseppe Catapano në veprën e vet “Thoti – Tati fl iste shqip”. Po kush ishte THOT – i ?! Thoti ose Tehuti ishte perëndia e mësimit, e shkathtësisë të së shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë. Pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqiponjës. Në veprën e tij: THOT – TAT PARLAVA ALBANESE Giuseppe Catapano pohon se Thoti, i cili e “fliste shqipen”, i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare – në gjuhën shqipe. Ai nuk ndalet me kaq. Catopano konstaton se nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet tjera, alfabetet, të cilat njihen si latine. Pastaj nga hieroglofet janë formuar shkronjat e hebraishtes, samaritano – palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Catopano thotë se Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë parahistorike konsiderohej si erë ilire, apo kulturë pellazgjiko – ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim “lajmëtar i zotave”.

Ai, në librin e tij THOT – TAT PARLAVA ALBANESE, për më tepër thotë se emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës
Atlasit – Atlashit, e cila, po ashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë at – baba, dhe Lashtë-i
vjetër, që do të thotë stërgjysh. Çka është Atlantida? Ajo sipas Platonit, Atlantida ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G. Catapanos, Atlasi – Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshërve të shqiptarëve të sotëm. Sipas Giuseppe Catapano, pas zhdukjes së Atlantidës, 12000 vjet më parë, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në të mirë të këtij mendimi Catapanos sjell edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të tij, përkitazi me këtë çështje, si: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliroshqipe borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea, kurse nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifi kohej me sfi ngën. Sfi nga në Egjipt ishte një emblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifi
konte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës, e që rezulton se është me prejardhje shqiptare.
Publikohen argumente të tjera për vjetërsinë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe
Faraonët shkruanin shqip!

Amin-Amen janë shqip?! Sipas Giuseppe Catapano, autor i librit THOT – TAT PARLAVA
ALBANESE, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojllojshme, na shpien te “ESKUERA” baskisht (E – SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar – e
kaluar). Kjo na bien te shqipja, hetitishtja, hebraishtja, arabishtja, arameikishtja (gjuhë semite perëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja – gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e Thotit. Këtë autori e dëshmon me këtë fakt: Shprehja PAN – AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe: A = AT = babë, M = MË = mëmëm, ON = Onë = Yn = Yni (joni)-mos të harrohet se është NJË ZOT. Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN. Në fund autori pohon se edhe “Iliada dhe Odisea” e Homerit janë shkruar në gjuhën shqipe. .. Shkrimtari i madh, Ismail Kadare u vlerësua me “Çmimin e madh të letërsisë kombëtare” për romanin “Darka e gabuar” Sipas Giuseppe Catapanos, autor i librit “THOT – TAT PARLAVA ALBANESE”, perëndia egjiptase e urtësisë fl iste shqipen. Ai, perëndia e urtësisë i përpiloi hieroglifet, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare-shqipen. Sipas tij edhe “Iliada dhe Odiseja” e Homerit janë shkruar në gjuhën shqipe.