Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Braçe flet për Kosovën: Nuk ndërhyjmë, vendimmarrja është e tyre

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë të gjitha resurset ekonomike për të qenë konkurrues në rajon.

Në një intervistë për Klan Kosovën, duke folur për takimin e dy grupeve koordinuese të Kosovës dhe Shqipërisë, ai tha:  Kemi të gjitha resurset ekonomike për të qenë konkurrues, edhe kapitalin njerëzor. Shqipëria sot ka burimet e vetme kontinentale të naftës. Pse mos t’i shfrytëzojmë këto resurse?

Sa i përket heqjes së kontrolleve doganore në mes të dy vendeve, Braçe ka thënë se “ky kufi mund të hiqet vetëm me vullnetin e dy vendeve tona. Ne kemi një kufi në Morinë që është burkotratik që e kemi vendosur me administratat tona dhe që pengon sot lëvizjen e lirë të marrave dhe transaksioneve.

Në aspektin fizik të kufirit do të preferoja që të dy vendet tona të ishin në BE dhe kufi baza ta kishin kufirin e Evropës. Kufiri fizik kujt i intereson? Nëse e kemi bërë ekonominë dhe të ardhur atëherë shqiptarët do të jenë faktor edhe më shumë se që janë. Çdo taksë ndikon në ekonominë e secilës familje”.

Braçe ka folur edhe për punët e Kosovës dhe Shqipërisë, e sipas tij Prishtina zyrtare vendos vetë për punët e saja të brendshme.

Ne nuk vendosim për Kosovën, nuk ndërhyjmë. Vendimmarrja është e Kosovës. E kemi detyrim maksimal të flasim për Kosovën. Na detyron Kushtetua, zemra dhe shpirti. Të drejtën për të vendosur nuk ia kemi dhënë ne. Këtë të drejtë e kanë fituar me gjakun e tyre mijëra veta që luftuan. E drejta e Kosovës për të vendosur është e drejtë e saj”.

Kurse sa i përket mundësisë së uljes së tarifës së taksës rrugore në “Autostradën e Kombit”, Braçe ka thënë se nuk mund të thotë asgjë. “Duhet ta shikojmë”, theksoi ai.

Back to top button