Zbulohen portretet e djalit dhe nipit te Skenderbeut
Nje muaj me pare Prof. Xhankarlo Valone (Giancarlo Vallone) me dergoi kete mesazh:
“Dua te te jap nje lajm: nje miku im i mire gjeti ne nje muze vizatime te shekullit te tetembedhjete, te bera mbi bazen e pikturave antike, per fat te keq te humbura, te cilat ruajne pamjet e dy dukeve te Galatines te familjes Kastrioti Skenderbeu, fytyrat e te cileve deri tani nuk njiheshin. Behet fjale per Gjon Kastriot Skenderbeun, djali i heroit, dhe ai i Ferrante Kastriot Skenderbeut, i biri i Gjonit dhe nipi i Gjergjit”.
Profesor Valone eshte nje studiues shume i perkore me faktet historike. Duke qene vete me nje kulture juridike te thelle, ai i ka ato te shenjta. Pa dyshim qe gjithcka qe saktesisht dhe ne menyre te sigurt ashtu sic bente te ditur ai. Keshtu, e para gje qe te shkonte ndermend ishte nevoja per ta botuar dhe bere te njohur para te gjithe shqiptareve. Ishte nje zbulim i madh ne fushen e studimeve per Skenderbeun e sidomos per vazhdimesine e jetes se familjes se tij ne emigrim politik ne Itali menjehere pas vdekjes se heroit tone kombetar. Per te birin e vetem, Gjonin, i cili ne fillim te majit 1448, bashke me te emen dhe shume te veja princash te rene si luftetare, kaperceu detin dhe shkoi ne Mbreterine e Napolit, ku mbreti Alfons i kishte dhene dy qyteza prona, nuk kishte asnje imazh te pamjes se tij. Duka Gjon, martuar me nje bije nga familje mbreterore serbe e njekohesisht me prejardhje perandorake bizantine, ka qene protagonist i njohur ne jeten e Mbreterise se Napolit e sidomos ne mbrojtjen e saj dhe te trojeve te krishtera italiane nga ushtria osmano-myslimane e kohes. Ai duhej patjeter ta kishte nje portret te pikturuar. Ja, me ne fund u gjet.
Ishte po kaq e panatyrshme, madje edhe me teper, mungesa e pamjes se Dukes Ferrante, birit trashegimtar te Gjonit. Ky qe shume me teper i zeshem se i ati, fort me i pushtetshem se ai. Nje portret per te ne kohen e tij ka qene pak. Megjithate me ne fund u gjet njeri prej tyre.
Miku i Prof. Valones, studiuesi i ri Luixhi Galante (Luigi Galante), i ka bere te ditur edhe nje vizatim te pamjes se Gjergj Kastriotit, me siguri skicuar prej nje portreti te pikturuar te tij, te cilin e duhet ta kete pasur familja, te transportuar me anijen e ikjes drejt Italise ose, me pak e besueshmja, e bere ketu. Edhe ky eshte nje zbulim i madh, edhe pse imazhi i vertete, ne moshen 62-vjecare, nje vit para vdekjes, ruhet ne zemer te Romes, ne mbiportikun e hyrjes se nje pallati antik me emrin e tij, ne nje rrugice prane Presidences Italiane qe mban po ate emer dhe ne krye te nje sheshi qe po ashtu quhet Skenderbeu.
Por pervec Romes me kete kompleks dhe me sheshin “Albania” me ne qender nje permendore te Gjergj Kastriotit mbi kale, Vjenes ku ruhen armet e tij fitimtare, Venecies ku po shkelqen me pune kerkuese dhe mjaft rezultative albanologia Lucia Nadin, eshte Pulia vendi, hapesira dhe vatra e katert ku ruhen visare te jetes dhe vepres se Skenderbeut, si edhe te pasardhesve te tij, perfshire familjet kryesore fisnike shqiptare, qe kryen rezistencen legjendare kunder pushtimit osman.
Pikerisht ketu, ne kete rezerve te madhe dokumentare, per fat, jeton, studion e zbulon, Profesori i Universitetit te Salentos, autor i mjaft librave per Mesjeten italiane, mes tyre edhe i “Aspekte juridike dhe sociale ne periudhen e qeverisjes aragoneze. Kastriotet ne Token e Otrantos”, te prezantuar vite me pare ne Universitetin e Tiranes, ne Fakultetin e Historise.
Nje muaj kohe, qe nga lajmi i pare i tij, kaloi sepse Valone duhej te nxirrte leje zyrtare nga muzeu per t’i publikuar te katra portretet. Pastaj lypej edhe ca kohe qe shkrimi i tij ne italisht te perkthehej nga i talentuari shqiperues dhe pedagog ne katedren e Albanologjise ne Universitetin e Salentos, Genci, i biri i dijetarit Emil Lafe. Por te gjitha kaluan pa u ndjere, sic perhere ndodh ne prag te nje gezimi.
Lexoni me shume per temën: Zbulohen portretet e djalit dhe nipit te Skenderbeut tek www.albanians.gr
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.