Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ka patur gazetë me emrin Dashamiri?

I/E nderuar lexues!Nga disa kërkime tonat në arkiva, rezulton se “Dashamiri” ka dalë jo shumë numra në vitin 1907. Ajo ka qenë një gazetë e përjavshme politike, shoqërore, kulturore, ekonomike e letrare. Numri i parë doli më 14.11.1907 në Trieste, nga 6.5.1908 e deri më 6.8.1908 doli me titullin “Dashamiri i ri” (gjithsej 14 nr.)Këtë gazetë e kanë drejtuar dy figura të njohura të kohës, Mati Logoreci dhe Nikollë Ivanaj. Gazeta propagandoi idenë e autonomisë së Shqipërisë, shtroi çështjet e zhvillimit kulturor, ekonomik e politik të vendit, vecanërisht ato të përhapjes së gjuhës e të shkollës shqipe./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button