Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Duka: Ky këlysh i Serbisë, në Gjermani loboi kundër Shqipërisë!

Ky pis i pisave,
simboli shqiptar i ndyrësisë,
vajti gjer në Berlin,
për të folur kundër Shqipërisë!

Vajti gjer në Berlin,
për të folur kundër vëndit tënd e vëndit tim,
për të thënë-se me Ramën,
për Shqipërinë nuk mund të ketë integrim!?

Ky qe misioni i vetëm,
i këtij kulishi të Serbisë,
tek sivllezrit e tij gjermanë,
për tëlobuar kundër Shqipërisë!

Në TV Dojçe Vele,
shkoi dhe foli degjenerata,
se me gënjeshtra dhe hashash,
për Shqipërinë nuk mund të hapen negociata!.

Gjermania është një vend skeptik,
pikërisht për shkak të këtij huri,
që në prag të çeljes së negociatave,
tradhëtisë vulën i vuri!

Miqtë tanë të mëdhenj amerikanë,
po thonë se po ecim në rrugën e duhur,
po shkoi ky ndyrësirë dhe gjithçka,
e ktheu në baltë e në pluhur!.

Ky është një idiot apoliptik,
armiku përparimit dhe i dritës,
po fjala e tija prish punë,
se është kryetar i opozitës!.

Këtu-tok me fundërinat e LSI-së,
rrugëve ka dalë dhe proteston,
dhe tok me Doktoreshë Kryemadhin,
krimin e rrugës e frymëzon!.

Policia qindra forca ka angazhuar,
për të penguar zjarrvënësit e opozitës,
dhe nga këta është e detyruar,
të neglizhoi detyrat e mëdha të ditës!.

Edhe policët njerëz janë,
nga orët e gjata në këmbë janë sfilitur,
dhe nga shpellarët e Monës dhe Berishës,
me gurë e me shashka janë goditur!.

Trimi Klevis i Fahri Balliut,
u prin falangave blu,
shan me gjuhë të ndyrë oficerët,
dhe ende s’e kanë shqepur në dru!?.

Ky pleh është aty si gjithë të tjerët,
e policia nuk mund ta diferencoi,
po bashkë me vandalët e tjerë,
ta shoqëroi dhe ta arrestoi!.

Policia jetën tonë mbron me jetë,
jetën e njerëzve të ndershëm e të çdo pisi,
dhe siç e kini parë edhe vetë,
me libër shtëpie i shan Klevisi!

Veç protestave asgjë s’u ka mbetur,
P-ësë Demokratike dhe LSI-së,
pamjet me zjarr e me dhunë,
hedhin në erë imazhin e Shqipërisë!.

Shqipërinë e rrethojnë armiq të betuar,
në shekuj i shkroi historia,
por armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë,
sot janë SHQUPI dhe LSI-ja!.

Këtu brënda kokën të hanë,
maxhoranca dhe opozita e helmuar,
po për çështje madhore-si integrimi,
duhet të ishin si grusht i bashkuar!.

Këta qelbësira nuk janë,
as hija e politikanëve të Maqedonisë,
që u bënë bashkë dhe zeruan,
gjithë ultimatumet e Greqisë!.

Një kalbësirë e neveritëshme,
gati gjithë politika shqiptare,
që na rrokanisën kokën,
me harmoninë e madhe fetare!.

Kjo harmoni është hipokrizi,
si sot dhe vite mëparé,
po të qe e vërtetë nuk do ishin,
shqiptarët gjithmonë të përçarë!.

Opozitë e re e Kuvëndit,
Ramës i kërkon bashkëpunim,
po ky vazhdon të jetë i fiksuar,
vetëm tek mostra Lulëzim!

E njohim burërinë e Lulashit,
hidhi një kockë-dhe të gjithë i braktis,
për të është një bezdi e madhe,
bashkangjitja e detyruar e LSI-së!.

Lulashi sytë i mban nga Rama,
dhe kockën e radhës pret sigurisht,
këta dy bura urrehen,
por urrehen krejt përzemërsisht!

A.DUKA

Back to top button