Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kurti: Kosova të ketë të drejtë t’i bashkohet Shqipërisë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e brendshme paraqesin një sfidë dhe me kalimin e saj do të rritet cilësia e kësaj lëvizjeje. Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje të shtunën ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e degës së kësaj lëvizjeje për Fushë Kosovë, me atë rast edhe një herë u tha se procesi i mbarë zgjedhor varet nga organizimi i mirë.

Por Kurti nuk ka lënë pa përmendur arsyen dhe qëllimin e Lëvizjes Vetëvendosje që është bashkimi me Shqipërinë që sipas tij është e vetmja mënyrë për t’u barazuar me kombet tjera.

“E drejta e Vetëvendosjes së popullit është e lidhur me sovranitetin e shtetit. Kosova aktualisht është shpallur e pavarur, por as populli i Kosovës nuk e ka të drejtën për Vetëvendosje e as shteti i pavarur i Kosovës nuk është sovran. Ne duam që populli i Kosovës të vendosë për fatin e tij. Duam që Kosova të jetë sovrane, pra me ushtri e me të drejtë për t`iu bashkuar Shqipërisë, sepse vetëm kësi soji do të bëhemi të barabartë me kombet e me shtetet e tjera të zhvilluara demokratike e përparimtare në botë”, ka thënë ai.

Për më tepër dhjetë mijë aktivistë të kësaj lëvizjeje i janë nënshtruar procesit të brendshëm zgjedhor në gjithsej 28 qendra votimi brenda Kosovës, si dhe gjashtë të tjera në diasporë.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut

Per me teper klikoni me siper ^^^

Nese mendoni se kjo faqe vlen per cdo inforamcion,atehere do tju luteshim te gjithe te na ndihmonit duke e shperndare kete faqe ne profilet tuaja thjeshte duke klikuar ketu “Shperndaje”.

Back to top button