42 të prekur në pak ditë, fasoneria që ktheu Laçin e Krujën në “vatra zjarri”

Një fasoneri në Krujë është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit për këtë të fundit si edhe Laçin.
Deri më tani në këto dy qytete numërohen 42 raste me koronavirus, ku 19 janë në Laç dhe 23 në Krujë.
Shkaku kryesor i shpërthimit të infeksionit në Laç dhe Krujë është pikërisht fasoneria, e cila ka vijuar të qendrojë hapur deri pak ditë më parë.
ISHP njoftoi për 12 raste të reja me koronavirus në Laç dhe 5 në Krujë vetëm gjatë ditës së sotme, ku pjesa dërrmuese e të prekurve janë pikërisht gra që kanë punuar në atë fasoneri.
Pasi janë infektuar në fasoneri, punonjësi e kanë dërguar virusin në shtëpi duke ia ngjitur edhe familjarëve.