Çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë/ Firmat ndërtojnë, blerësit… ikin

Ofertat në tregun e apartamenteve në Tiranë sa vijnë e po shtohen, në kontrast me ritmet e përshpejtuara të emigracionit.Aktorët e tregut shprehen se ka një mospërputhje mes kërkesës së individëve për shtëpi, të cilët duan çmime ekonomike, dhe atë çka ofrojnë firmat e ndërtimit.Në zonat e qendrës, ku çmimet janë mbi 2000 euro/m², aktorët e tregut paralajmërojnë se rrezikohet flluska. Në 2019-n, qyteti i Tiranës u rendit në vend të 10 si më i shtrenjti në Europë, duke përkeqësuar renditjen në krahasim me një vit më parë. Për më tepër, ndryshimet demografike nuk janë në favor të sektorit, emigracioni, ulja e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë do të tkurrin kërkesën për shtëpi në afat të gjatë.“Monitor” bëri një vëzhgim të pjesës më të madhe të projekteve që janë në proces ndërtimi në Tiranë. Në kantierin e ndërtimit në bulevardin “Bajram Curri, janë hapur themelet e një kulle që do të jetë 137 metra e lartë (mbi 30 kate). Sipas menaxherit të shitjeve të kompanisë, në këtë projekt, çmimet e shitjeve për rezidencë fillojnë nga 2900 euro.Oferta e apartamenteve në Tiranë do të shtohet me rreth 930-950 apartamente të reja, thonë përfaqësuesit e një tjetër projekti i cili pritet të finalizohet në vitin 2022.Një tjetër projekt i madh është në ndërtim e sipër në zonën e “Don Boskos. Çmimi i apartamenteve atje parashikohet të jetë 1000 euro për metër katror. Sikurse shpjegojnë menaxherët e projektit, në atë zonë nëse blen një apartament në një objekt ende në themel, çmimi është rreth 700 euro, ndërsa shton se në të gjithë Tiranën, çmimet e shtëpive janë rritur 100 deri në 200 euro për metër katrorTe mbikalimi i Unazës së Re, pranë fabrikës së birrës, po përfundojnë dy godinat e banimit, me çmim tregu 850 euro dhe sipas përfaqësuesit, janë shitur rreth 70% e apartamenteve.Punimet vijojnë edhe në projektin Square21 në Rrugën e Kavajës. Ky projekt parashikohet të shtojë ofertën në Tiranë me rreth 1000 apartamente të reja, me çmim shitje 1200 euro për metër në katror.Ndërkohë përfaqësues të shitjes nga kompani të ndryshme deklaruan për “Monitor” se tendenca e çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë është në rritje. Fillimisht aplikohet një çmim shitje 700 euro/m², nëse janë ende në fazën e hedhjes së themelit, por shumë shpejt do të dalin me çmim 800-900 euro për metër në katror.Ndërsa për dyqanet, një tjetër kompani ndërtimi shprehet se çmimet do të variojnë nga 2500 euro deri në 6000 euro/m². Edhe pse projekti është në fazë fillestare, kompania deklaron se ka pasur kërkesa dhe këto nuk janë kufizuar vetëm nga rezidentë në Shqipëri, apo shqiptarët e diasporës, por ka pasur interesim nga të huajt.Këto janë vetëm disa nga projektet e ndërtimit në proces ndërtimi në Tiranë. Sipas Albanian Construction Portal, vetëm në qytetin e Tiranës po zhvillohen 227 projekte ndërtimi, ku pjesën më të madhe e zënë ndërtimet e godinave rezidenciale dhe një pjesë të vogël, projektet e infrastrukturës në qytet.Rreziku i mbingopjes në ofertë, paralajmërohet flluskëSot nuk ka asnjë studim të mirëfilltë se sa është stoku i apartamenteve në Tiranë. Ekspertët e kanë të pamundur që të bëjnë një vlerësim me sa do të rritet oferta në patundshmëri prej këtyre projekteve të reja, ndërsa vijon që të ketë kërkesë për leje ndërtimi. Arben Dervishi, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve në Tiranë, thotë se stoku i apartamenteve në Tiranë është i papërfillshëm dhe shton se nuk kanë nisur të ndërtohen të gjitha lejet e ndërtimit që janë dhënë këto kohë. Një pjesë e mirë e tyre pritet që të nisin gjatë këtij viti ose vitin tjetër.Dervishi shton se për fatin e keq, ndërtuesit në Shqipëri vijojnë që të ndërtojnë në mënyrë empirike dhe pa studime të mirëfillta për kërkesën në tregun e patundshmërisë në Shqipëri. Sipas raportimeve që ka marrë nga anëtarët e Shoqatës së Ndërtuesve së fundmi ka filluar që të ndihet një rënie në ritmin e shitjeve të apartamenteve në Tiranë. Megjithatë ai shton se Tirana, duke qenë qendër ekonomike e vendit, gjithmonë ushqehet nga prurje të reja në banorë. Qyteti i Tiranës rritet me 26 mijë banorë çdo vit, gati 70 persona në ditë – thotë Dervishi. Ai argumenton se janë pikërisht këta persona që do të ushqejnë kërkesën për shtëpi në kryeqytet.Ai paralajmëron rrezikun e një flluske në rast se nuk bëhet kujdes me mënyrën e menaxhimit të këtyre projekteve dhe me numrin që do të ndërtohen në Tiranë.Një tjetër ndërtues, shprehet se ka një ngopje të tregut në ofertë. “Mendoj se ka një ngopje të tregut në terma të ofertës, por me çfarë po shikoj, të gjithë që po ndërtojnë në qendër po punojnë me para në dorë. Sipas të dhënave të mbledhura, aktualisht në Tiranë janë rreth 25 mijë familje, të cilat për ne janë klientë potencialë. Por, ata kërkojnë apartamente me çmime ekonomike. Konfindustria për të 11 vit radhazi merr në shqyrtim shitjet e apartamenteve në zonën e Tiranës dhe brenda Unazës së kryeqytetit shiten mesatarisht 100-150 apartamente në një vit. Në këtë zonë çmimet fillojnë nga 1200 euro”, – argumenton ai./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close