Ambasadorja greke: Shqipëri-Greqi, jemi një familje e madhe

Në një kohë kur Shqipëria dhe Greqia kane ende nje sere çështjesh te pazgjidhura qe kërkojnë marrëveshje mes palëve, kryediplomatja greke ne Tirane apelon per nje bashkëpunim edhe me te mire mes institucioneve te dy vendeve.

Gjatë pritjes së te diplomuarve shqiptare ne Greqi, ambasadorja greke Eleni Surani vlerësoi se marrëdhëniet njerëzore mes dy popujve duhet te reflektohen edhe ne nivelet e qeverisjes.

“Mirëpresim vitin e ri ne ambasade me shqiptaret e diplomuar ne universitetet greke. Kjo është dëshmia e vërtete e marrëdhënieve te ngrohta te dy popujve tanë, jemi realisht nje familje e madhe. Qëllimi ynë është që ky nivel i marrëdhënieve njerëzore të thellohet dhe në nivelin shtetëror. Uroj të jetë një vit i mbarë për Greqinë, një vit i mbarë për Shqipërinë dhe një vit i shkëlqyer për marrëdhëniet shqiptaro-greke.”

Çdo vit Ambasada greke ne Tirane organizon nje aktivitet ku bashkon te gjithë shqiptaret qe kane kryer studime ne shtetin fqinj, duke i konsideruar ata si urën lidhëse mes dy vende./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close