Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Ish-ministri Panariti i dërgon selam presidentit grek Pavlopulos: “Ju i morët jetën 374 njerëzve në fshatin tim”

Ka qenë e rëndë deklarata e presidentit grek Prokopis Pavlopulos për çamët, teksa tha se popullsia çame kishte sjelle sunduesi dhe bashkëpunonte me nazistët.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar ish-ministri Edmond Panariti, i cili duket se i përgjigjet direkt presidentit grek, duke ia bërë të qartë që s’mund të akuzojë një popullsi të tërë.

Gjithashtu, Panariti kujton masakrën në fshatin e tij të origjinës, ku në Panarit u vranë 374 burra, gra e fëmijë u vranë nga grekët në vitin 1914.

Ish-ministri shkruan:

Nuk mund të akuzosh si bashkepuntore të nazizmit një popullsi te tere z. Pavlopoulos! Sepse të tille nuk mund të jene ata mijera pleq, plaka, nuse të reja came me foshnje në krahe, të zbuar dhe perndjekur padrejtesisht nga shtepite dhe trojet e tyre.
Bashkepuntore të nazizmit thoni ju ?! Sigurisht që bashkepuntore ka patur në të dy krahet… edhe te ju!! Dhe sa për të verteta historike që na duhet ti pranojme, po e filloj unë me një të tille. Kjo eshte masakra greke e 374 burrave, grave dhe e femijeve të fshatit tim Panarit në vitin 1914!
Saktesisht 200 burra dhe 174 gra dhe femije të pafajshem u vrane barbarisht ! Por askush atje, nuk ben pergjegjes popullin grek përkëtë.”/ZgjohuShqiptar.info

Shqiptarët duke varrosur bashkëkombasit e tyre pas masakrave greke në fshatin Panarit, 1914.

Back to top button