Mediat greke: Xhamitë turke në Shqipëri e Kosovë, rruga e Erdoganit për të hyrë në Ballkan

E përditshmja greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull të veçantë qasjes së Turqisë ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, me theks të veçantë ndikimi i shtetit turk me anë të financimit për ndërtimin e xhamive në trojet shqiptare, transmeton Gazeta Metro.

Ndërtimi i xhamisë më të madhe të Ballkanit në Tiranë, që po financohet nga Turqia, po shihet si një projekt në zbatim për përdorimin e fesë si një mënyrë për të hyrë në rajon.

Kjo xhami do të pres deri në pesë mijë besimtarë dhe do të përfshijë një bibliotekë, sallë konferencash e një qendër kulturore, transmeton Gazeta Metro.

Një projekt të ngjashëm Turqia ka marrë përsipër të ndërtojë edhe një xhami të ngjashme në mes të Prishtinës kohën e fundit, duke kujtuar se projekte të ngjashme ka financuar edhe në të kaluarë, ku deri tani janë më shumë se 20 xhami të ndërtuar me fonde turke.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur atë një simbol unik të vëllazërisë mes kombeve, gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve në 2015-ën. Në xhami do të mbahen edhe kurse të gjuhës turke./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close