Albon Previzaj, boksieri tjetër shqiptar që po mahnit botën

Një boksier tjetër, i cili po shkëlqen në arenën ndërkombëtare është edhe Albon Pervizaj. 23-vjeçari Pervizaj ka zhvilluar të shtunën në mbrëmje një duel interesant kundër çekut Alain Banogo.Që në rundin e parë boksieri nga Hasi i Prizrenit ia doli ta fitojë meçin me nokaut, shkruan “Zëri”.Meçi u zhvillua në Danimarkë, përkatësisht në “Struer Arena”, teksa ky ishte dueli i 12-të i Albonit në boksin profesionist.Në boksin profesionist Pervizaj debutoi në vitin 2017, ndërsa shifrat e tij janë të frikshme. Karrierën e nisi kundër Artsiom Charniakevichit, të cilin arriti ta mposhtë me TKO.ImageGjithsej në karrierën e tij prej një boksieri profesionist Alboni i ka fituar shtatë meçe me TKO-në, kurse me KO-në ka fituar vetëm një herë. Gjithashtu nga 12 meçe ai ka pasur dy prej tyre kundërshtarë edhe boksierë nga Serbia.Më 7 tetor të vitit 2017 Alboni është përballur me Pedrag Jevticin, ndaj të cilit regjistroi fitore, ashtu siç bëri edhe ndaj Lazar Stojanovicit. Të dy boksierët serbë në fjalë janë qindra vende më poshtë në ranglistën botërore – në kategorinë e njëjtë.Alboni përfaqëson Gjermaninë në kategorinë e peshave të rënda, teksa nga 12 meçe, nëntë prej tyre i ka fituar me nokaut. Vlen të përmendet se në kategorinë e tij Alboni renditet në vendin e 54-t nga 1273 boksierë në ranglistën botërore.Pas meçit, në një prononcim për “Zërin”, boksieri prizrenas është shprehur mjaft i lumtur, teksa vitin 2019 e sheh si të duhurin për t’i arritur objektivat e tij.“Ndihem i kënaqur me suksesin tim dhe jam i lumtur që marr përkrahje nga shqiptarët kudo në botë. Isha në formë të mirë, dhe se isha i gatshëm për gjithçka”, deklaroi Previzaj.Boksieri kosovar, tutje, tregon se ka objektiva të mëdha në karrierën e tij dhe shpreson që të vijë edhe titulli i parë në karrierën e tij. “Momentalisht jam i fokusuar në meçin e radhës dhe shpresoj të vijë edhe titulli i parë në karrierën time”, shtoi Previzaj.Për fund ai ka falënderuar gjithë shqiptarët kudo në botë për përkrahjen e tyre, duke thënë se e ndien veten të sigurt nga kjo. “Jam krenar në maksimum, shqiptarët më japin forcë dhe e ndiej veten të sigurt nga përkrahja juaj”, përfundoi Alboni./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close