Studentët do krijojnë parti? Fleckenstein: Protesta e tyre, lajm i mirë
Disa studentë kanë marrë nismën më të fundit për krijimin e një partie të re. Të paktën kështu thuhet në një njoftim të shpërndarë së fundmi online. Ashtu si protesta studentore me paqartësinë e saj, edhe njoftimi nuk ka detaje se për cilët studentë bëhet fjalë.
“Përshëndetje. Disa studentë, me mbështetjen e emigrantëve dhe intelektualëve kanë marrë nismën për të themeluar një Parti të re Politike. Partia do të quhet “Shpresë për Shqipërinë”. Kjo parti nuk do të ketë një kryetar, por një Këshill Kombëtar Koordinatorësh. Kjo parti është një parti e frymëzuar nga studentët, e iniciuar nga disa prej tyre, por që synon të ngjallë shpresën e shqiptarëve dhe të marrim frenat e vendit në dorë. Nisma jonë synon të hedhë poshtë këtë klasë politike dhe ti japë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit pafund. Ne kërkojmë që ti kthejmë shpresën shqiptarëve, të ngjallim dëshirën dhe ëndrrën që një ditë ky vend do bëhet. Kërkojmë nga ju, që brenda mundësive të shpalosim platformën tonë në median tuaj.
Ju falenderojmë!” thuhet në njoftim.
p>Ndërkohë raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e konsideron protestën e studentëve në Shqipëri si një evolucion të shoqërisë civile dhe forcim të vizibilitetit të shoqërisë shqiptare.“Protestat e studentëve janë në radhë të parë një shenjë e mirë, sepse tregojnë që shoqëria civile në Shqipëri po evoluon, si dhe forcojnë vizibilitetin e shoqërisë shqiptare”, cilëson eurodeputeti në një prononcim për ABC News.Fleckenstein vlerëson se studentët po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore, se pretendimet e tyre janë të besueshme dhe përputhen me standardet evropiane.“Nevoja për të përmirësuar sistemin arsimor përmendet gjithashtu në raportin tim vjetor për Shqipërinë në Nëntor 2018”,shprehet Fleckenstein.Lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare për protestat e studentëve, Fleckenstein e vlerëson qasjen e ekzekutivit si pozitive.“Qeveria po i merr seriozisht pretendimet e studentëve dhe shpresoj që së shpejti të ketë një dialog të vërtetë mes studentëve dhe qeverisë”, shprehet Fleckenstein./ZgjohuShqiptar.info