Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Një mrekulli e natyrës shqiptare që po thith vizitorë të shumtë

Në janar një zonë turistike që po vizitohet shume sidomos nga të huajt është Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë në Librazhd. Rruga për të shkuar deri atje është e hapur megjithëse trashësia e dëborës në disa vende shkon mbi 2 metra.

Cilësohet si një nga zonat më të bukura të Librazhdit. Parku kombëtar Shëbenik Jabllanicë gjendet në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Bora ka veshur të gjithë pyjet.

Trashësia e saj në disa zona shkon mbi dy metra dhe temperaturat janë më të ulëta. Këtu është vështirë të mbërrish në janar por nuk janë të paktë njerëzit me shpirtin e aventurës që sfidojnë motin e ashpër.

Rruga është e hapur, po ashtu edhe qendra për vizitorët. Në malet e Librazhdit ekzistojnë sipërfaqe të mëdha që prej pak vitesh shfrytëzohen nga turistët si pista për ski.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura për Librazhdin, inxhinier Xhek Nezha thotë se çdo ditë bëhet një monitorim i situatës për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e pyjeve.

Në Fushë Studë qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Po kështu edhe për banorët që duan të lëvizin drejt Peshkopisë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button