Ministri gjerman: Rishkrimi i kufirit Kosovë-Serbi nxit tensione etnike
Gjermania paralajmëroi të premten se rishkrimi i kufirit të Serbisë me Kosovën do të nxisë tensione etnike.Prishtina dhe Beogradi kanë shpalosur këtë muaj idenë e korrigjimit të kufirit si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.Në një takim në Vjenë midis ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se diskutimet në lidhje me shkëmbimet territoriale janë të gabuara.“Mendoj se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullsi, prandaj jemi skeptikë”, u tha Maas gazetarëve.Zyrtarë të tjerë të BE-së i bënë jehonë këtij pozicioni – ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shprehu frikën për “pasoja shumë negative”, ndërsa Timo Soini i Finlandës tha se “është e rrezikshme”.Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha në Vjenë se po kërkon zgjidhje paqësore me Kosovën, edhe pse nuk dha detaje.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja./ZgjohuShqiptar.info