Petroviq: Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe t’i vërë sanksione Rusisë

Në ditën që presidenti rus Vladimir Putin qëndroi (dje) në Beograd, artisti serb Çedomir Petroviq, në gazetën “Danas” shkroi një artikull për marrëdhëniet Serbi – Rusi.

Në këtë shkrim me titullin “Po na vjen shoku Putin”, ai, pasi ka theksuar se Serbia nuk ka pasur asnjë dobi nga Rusia, ka kërkuar që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës, t’i vërë sanksione Rusisë, dhe të përpiqet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO, transmeton Koha.net

“Pa brejtje të ndërgjegjes pa kurrfarë ndjenje se dikujt i kemi borxh, e më së paku Rusisë, ta bëjmë edhe një përpjekje të madhe dhe me njohje e Kosovës,me vënien e sanksioneve Rusisë dhe harmonizimin e politikës sonë të jashtme me politikën e BE-së dhe të përpiqemi për anëtarësinë Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike.

Inatosja taksës së Prishtinës dhe i njohjes së Beogradit është sikur ajo historia se cila është më e vjetër, pula apo veza. Por kësaj radhe të mos mbetemi edhe pa vezë dhe edhe pa pulë”, ka shkruar Petroviq./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close