Në kërkim të gjakut të shprishur-arbëreshët e Argjentinës

Duke studiuar përbërjen rajonale të emigracionit italian të drejtuar në Luján.
Luján, është një qytet i cili gjendej shtatëdhjetë kilometra në perëndim të qytetit dhe portit të Buenos Airesit, në Argjentinë.
Shumë shpejt, nga informatat e zbërthyera nga librat e gjendjes civile, që përmbanin të dhënat jetike të qyteteve dhe fshatrave të origjinës së emigrantëve italianë që jetojnë këtu, filluan të qarkullojnë zërat për fshehjen e shifrave në nivel shtetëror.
Për italianët që vinin në Luján nuk mund të thuhej me vendosmëri që vinin nga e gjithë Italia.
15% ishin nga qytetet e vogla në veri të gadishullit, 16% nga krahina kalabreze “Cosenza” në jug. Pjesa dërrmuese e emigrantëve vinin nga një numër i vogël fshatrash të afërta me njëra tjetrën, të viseve malore të vendosura në mes të Apenineve dhe Detit Jon.
arbereshet e argjentines-konica.al
Pasardhës të drejtpërdrejtë të migrimeve të mëdha që nga shekulli XV ose dhe më herët, që kishin lejuar transferimin e pjesëve të tëra të Shqipërisë nën sundimin turk, edhe pse në parim kjo është një pikë që duhet të përqendrohet sidomos në zonën e Kavajës e në të njëjtën masë edhe në Shkodër e Tropojë, të cilët gjetën strehim aty, dhe që nga atëherë banimet e tyre te reja.
Më së shumti ishin ata emigrantë politik pjesëmarrës të krahut të pavarur të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, më shumë emigrantë socio-ekonomik, të prekur nga pasojat e tmerrshme të luftës.
Fshatrat kishin terren malor dhe shërbenin si vendqëndrim, me tendencë izolimi duke i ndarë nga pjesa e tjetër e Kalabrisë, e cila në të njëjtën kohë konfirmonte edhe mbështetjen e tyre për vlerat dhe kulturën e tyre të Gadishullit Ballkanik.
Arbëreshët zakonisht nuk flisnin italisht me njëri-tjetrin, por e bënin në një variant të gjuhësh shqipe të njohur si arbëreshe, një emër që u bë i njohur dhe me të cilin u identifikua i gjithë komuniteti arbëresh.
Natyrisht, nuk ishte vetëm gjuha elementi i vetëm që dallonte popullin me origjinë nga Shqipëria.
Edhe feja luante një rol të rëndësishëm duke konsideruar banorët si pjesë e besimit katolik por me rite greko-bizantine.

Ishin raste të veçanta, njëjtë sikurse festat fetare, ku çdo fshat në mënyrë të pavarur kishte kishën e vet, shenjtërorin (priftin) e vet që ndërmjetësonte në mes të Zotit dhe besimtarëve kur ishte dita e Shën Dimitrit.
Familjet e të gjitha fshatrave mobilizoheshin në mënyrë masive për të shkuar drejt fshatit nikoqir të festës, e që në përgjithësi shoqërohej me panaire, duke u zgjeruar me ngjarjet familjare si pagëzimet, martesat dhe varrimet, e që shërbente edhe si mundësi e shoqërimit dhe mund të shërbejë për qëllime të ndryshme. Me pak fjalë, nëse i përkasin të njëjtës kulturë dhe shoqëri, lidhjet e ngushta në bashkëjetesën e përditshme, në punë, në panaire dhe festimet e ndryshme, ndër të tjera definuan një univers të përkatësisë kulturore, dhe bënin thirrje për ndikim ne aspektet e ndryshme te jetës së anëtareve dhe familjeve, duke ofruar zgjidhje për problemet që në njëfarë mënyre duken vështirë të zgjidhen apo vështire të trajtohen individualisht.
arbereshet e argjentines-konica.al
A ishin instrumente këto që bën të mundur emigrimin në Argjentinë?
Deri këtu provohet prania e emigrantëve arbëreshë në Luján që nga 1869, kur u arrit pajtimi se pjesa më e madhe e migrimeve ishte nga “Mezzogiorno” apo jugu i Italisë, janë shprehjet e përmendura pas krizës ekonomike të 1890, duke qenë se arbëreshët në përgjithësi as nuk mohohen dhe as nuk përjashtohen nga ky rregull.
Por nuk mund ta mohojmë se të dhënat janë te pranishme në formularët e regjistrimit tek regjistrimi i parë kombëtar i realizuar atë vit. Regjistri civil i vitit 1869, nuk ishte asgjë tjetër përveç se diçka që duhej plotësuar me dorë nga regjistruesit shtëpi për shtëpi.
Në të vërtetë, edhe pse identifikoheshin si italian, mbiemrat e tyre tregonin prejardhjen arbëreshe, e të cilët punonin tokat bujqësore në qarkun e Pestës, pjesë e cila më pas do të përbënte zonën më të madhe të banuar nga ta. Një predispozitë fillestare e cila u bë shumë më e dukshme në formularët e vitit 1895, kur u zhvillua regjistrimi i dytë kombëtar i popullsisë, në të cilin është rritur numri i arbëreshëve në qarkun numër 5.
Në lagje kishin arritur të krijonin hapësirën e tyre shoqërore, duke trilluar identitetin e tyre ata dhe arrinin ti ruanin elementet e tyre themelore që i përbënin, sikurse gjuha si dhe zakonet e tyre për të ndihmuar fqinjët. Për këtë, përpara pyetjes se cilat ishin arsyet që i quan ata në migrim, ata duhet të përgjigjeshin së pari për arsyet thelbësore.
Në këtë drejtim, mbipopullimi ekstrem i zonës, një tokë e varfër dhe e mbishfrytëzuar, e copëtuar deri në pafundësi, në atë mënyrë që nuk do të mund t’ju garantonte të gjithëve qasjen në burimet që të sigurojnë mbijetesën e tyre. Këto janë të dhëna jo të vogla për të cilat nuk duhet shumë për të kuptuar se si duhet ndikuar në vendimet e fëmijëve të tyre në rast të emigrimit. Por ky shpjegim është kusht i mjaftueshëm por nuk arrijnë ta kuptojnë se përse arbëreshët të Arbërisë kalabreze në vend që të shpërndahen nëpër botë, ata jo që nuk e bënë këtë, por arritën në Argjentinë, dhe jo në tërë Argjentinën por në Luján, dhe jo në të gjithë Luján, por në “Republikën e t ‘Pestit”.
Është i dukshëm dhe i pa mjaftueshme shpjegimi që emigrimet konsiderohen si bijë te kapitalizmit, me theks të veçantë në krizën evropiane, dhe në futjen e Argjentinës në tregun ndërkombëtar si prodhues i lëndëve të para.
Mund të thuhet se shqiptarët kanë emigruar që nga mesjeta, duke qenë migrimi pjesë e pandarë e historisë së njerëzimit. Paraqitja e emigrimit si rrjedhojë e mjerimit, ku njerëzit ishin të obliguar të iknin nga varfëria, arritja e industrializimit dhe shkatërrimi i aktiviteteve tradicionale, në të kaluarën kishte një imazh anakronik, ose në rastin më të mirë ishte vetëm gjysma e historisë.
arbereshet e argjentines-konica.al
Shumë e dukshme, por pyetjet mbesin të pazgjidhura sesi ata planifikonin ikjen në një vend dhe jo në tjetrin.
Dokumentet dhe historia që tregonin emigrantët nuk lenin asnjë dyshim që vendi nuk ishte i papërcaktuar, por të vetmet informata që ju shkonin nga miqtë dhe familja banorëve të atyre zonave të humbura në mes të malit, ku ata vështirë se dinin se çfarë është Luján apo Argjentina, deri sa nuk ju merrnin këto informata.
Ata që erdhën nuk ishin ndër më të varfërit, në përgjithësi e kishin të pamundur të lëvizin nga vendbanimi ose lëviznin në distanca të shkurtra. Përndryshe, gati çdo herë bëhej fjalë për pronarët e parcelave të vogla, që në emër personal ose familjar mund ti shisnin pronat e tyre për të paguar shpenzimet e udhëtimit, ose ishin posedues të një kapitali qe shërbente për të financuar zhvendosjen ne të ardhmen.
Pronat e tyre ishin aq të mëdha, në të njëjtën kohë ishte një investim për të ardhmen, dhe ato do të mund ti ndanin për secilin fëmijë kur të martoheshin për të shmangur ndarjen e familjes. Dhe në fund, është e nevojshme ta cekim se shokët dhe miqtë ndihmonin njëri tjetrin edhe në ndërtimin e shtëpive, me një stil të thjeshtë të tullave që edhe në ditët e sotme mbahet mend, ku kjo ndihmë e ndërsjellët tregonte mënyrën e jetesës së tyre që nga fillimi. Kjo përfshinte gatimin e gjërave më të zakonshme ushqimore, pjatën tipike me mish të derrit, ku e njëjta gjë bëhej edhe për festimet e tjera sikurse mbyllja e fazave të ndryshme bujqësore, ndërtimin e suksesshëm të shtëpive apo tempujve që i dedikoheshin Shën Dimitrit apo Shën Mitrit i cili nuk mund të vendosej në Santa Elena sepse ata kishin famullitë e tyre duke ndërtuar me duart e tyre në lagjen San Bernardo.
Dhe në fund, përtej tipareve kufizuese, e bën lagjen më të rëndësishme të emigrantëve që manifestohej në të gjitha sferat e jetës dhe karshi botës së tyre, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se jetuan të izoluar.
Nëse arbëreshët kalonin pjesën më të madhe të kohës në lagje, ndanin të njëjtën punë larg shtëpisë së tyre apo edhe në qark, ata bashkëpunonin me njëri tjetrin edhe në sfera të ndryshme, duke filluar nga lehtësimi për marrjen e informacioneve mbi emigrimin e bashkatdhetarëve të tyre, në aktivitetet e përditshme, ku ndanin gjuhën, fenë si dhe kohën e lirë; duke përbërë kështu një grup thellësisht endogam (qark i mbyllur).
Si rrjedhojë, të 111 arbëreshët që u martuan legalisht në Luján në mes të 1889 dhe 1920, gjysma e tyre martoheshin me personat e të njëjtit vend, 7% prej tyre me personat e krahinës së Cosenza që po ashtu ishin arbëreshe, dhe 10% me argjentinase – vajza të arbëreshëve.
Mund të nxjerrim një përfundim se gati 70% e bashkësive të regjistruara si arbëreshe zgjedhjen e bashkëshortit e orientonin brenda universit të tyre socio-kulturor. Ndërsa nga pjesa prej 30% prej tyre, 19% kishin lidhje me argjentinas, me italian, dhe pak nga ta me komunitetet tjera.
arbereshet e argjentines-konica.al
Megjithatë kjo nuk do të thotë që arbëreshët u izoluan.
Përkundrazi, lagjia ‘Santa Elena’ pavarësisht mbizotërimit të saj, ishte dhe vazhdoi të bëhet çdo herë e më shumë një bashkësi sociale heterogjene. Fëmijët e emigrantëve edhe pse në shtëpitë e tyre flisnin shqip, në shkolla publike mësonin spanjisht dhe ishin të përfshirë në kulturën dhe simbolikën patriotike të Argjentinës, të cilën e bartnin edhe në shtëpitë e tyre.
Edhe pse shumë prej tyre nuk dinin për rrënjët dhe të kaluarën e tyre edhe para kësaj, anëtarët e sektorit privat, më të theksuarit nga aspekti shoqëror merrnin pjesë në jetën sociale të Sociedad Italiana Príncipe de Nápoli, nga Gadishulli, përfaqësues të italianëve të jugut, që nënkupton se nuk do të heqin dorë nga identiteti arbëresh. Ata gjithashtu ndjenin se i takonin një universi tjetër si emigrantë që gjithmonë i takonin Italisë së Jugut, dhe që gjithashtu e kishin një ide të italianizmit që përshkruhet si Jugu i largët i izoluar.
Me kalimin e kohës, dhe mbi të gjitha nga ndikimi i Luftës së Parë Botërore, gjithmonë insistonin në Italinë e bashkuar mbi ndarjet e shumta, dhe në një manifestim në Luján, u bë themelimi i “la Sociedad Unión Italiana de Socorro Mutuos”, që absorboi në brendësi të gjitha shoqëritë rajonale dhe politike që i paraprinë asaj.
Natyrisht se për arbëreshët kjo nuk kishte asnjë kuptim sepse ata nuk e humbnin identitetin e tyre arbëresh i cili i karakterizonte, dhe që vazhdojë të jetë i tillë në mesin e atyre që mbijetuan. E njëjta gjë ndodhë edhe me të “të qenit argjentinas”, ku një pjesë e tyre u ndjenë të përfshirë dhe këtë e dëshmuan në shenjë falënderimi të asaj toke që i mirëpriti dhe ju sigurojë strehim gjatë jetës, si dhe banorët e atyshëm u familjarizuan me gjuhën dhe kodet për bashkëjetesë të përditshme, duke mos hequr dorë nga ajo që ishin.
Elementi i argjentinizimit të suksesshëm ishin fëmijët e tyre, të edukuar në shkollat publike, dhe ishin shumë të hapur në ndërveprim me grupet tjera, e që përbënte një faktor privilegjues në lindjen e kulturës së re në vendin e tyre. Megjithatë, duhet të përsërisim se një pjesë e institucioneve italiane dhe argjentinase asnjëherë nuk kanë ndaluar së menduari si arbëreshë.
arbereshet e argjentines-konica.al
Shumë shpejtë do marrim vesh praninë e komunitetit arbëresh në La Plata, kryeqyteti i provincës së Buenos Aires, më saktësisht e vendosur në Berisso, si dhe prania e tyre në qytetet e tjera të Argjentinës.
Përfundimisht këto janë gjurmë të izoluara të një historie që duket jo e qartë dhe që duhet të shkruhet. Një histori e panjohur, edhe pse Ambasada Shqiptare asnjëherë nuk e vlerësoi, ku rreth 20.000 apo 30.000 arbëreshë kanë hyrë në Argjentinë në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX bazuar në të dhëna, që do të thotë se ka ende gjëra të paqarta, sikurse statistikat dhe regjistrimi ku ata llogariten si italian.
Por që, studimet historike dhe antropologjike në disa vende do të vazhdojnë deri sa të hedhet dritë mbi historinë pas historisë.
Në ditët e sotme arbëreshët në Argjentinë vijojnë ta ruajnë gjuhën shqipe të pastër.
Shumica e shqiptarëve që emigruan në Argjentinë ishin arbëreshë nga Italia Jugore, ndërsa rritja e mërgimeve shqiptare në Argjentinë ndodhi në fillim të shekullit XX, me mbërritjen e 20 000-30 000 shqiptarëve.
Sot shqiptarët përbëjnë një komunitet prej 50 mijë banorësh. Pëveç disa familjeve në Rosario dhe Cordoba, pothuajse të gjithë shqiptarët e Argjentinës jetojnë në Buenos Aires.
Ndër shqiptarët më të njohur në Argjentinë është Kryepeshkopi Aleksandër (Alejandro Greco), i cili është bërë zëri i shqiptarëve të Argjentinës.
alejandro greco-konica.al
Edhe shqiptari me famë botërore, Ernesto Sabato, ka prejardhje arbëreshe.
Nëna e tij Juana Maria Ferrari, rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia.
Futbollisti argjentinas Matteo Pablo Musacchio, po ashtu ka prejardhje shqiptare.
Mbiemri vjen nga rajoni ‘Muzaka’ në Shqipërinë jug-qëndrore dhe është ende i përhapur në komunitetet shqiptare të Italisë./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close