Cilët janë “politikanët dhe gazetarët” e lagjes ku fshihej Balili

Gazetari Artan Hoxha, gjatë ditës së djeshme në një intervistë televizive rrëfeu se Kelmend Balili ka qëndruar i fshehur në një zonë në Tiranë, ku pranë saj jetojnë edhe shumë ministra e ish-ministra.“Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme.Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një shtepi me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin, tha Hoxha.Cila është zona?Zona të cilës i referohet gazetari është rezidenca ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. E gjithe kjo zone deri tek Liqeni Artificial është populluar masivisht vitet e fundit. Gazetari Hoxha nuk permendi emra por ne kete territor qe shtrihet rreth Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik jetojne shumë politikane si Ilir Meta, që Saimir Tahiri, Klajda Gjosha, Fatmir Xhafaj, Ylli Manjani, ministrja Olta Xhaçka, etj. Gazetari Hoxha nuk e permendi por fwinj me keta pokitikane jane edhe shume gazetare te njohur, mes te cileve Andi Bushati, Mero Baze, Çim Peka etj.Kjo zone ka mijera banore dhe fakti qe Balili ka qendruar aty nui fajeson domosdoshmerisht ndonje prej politikaneve apo gazetareve qe jetojne aty. Por sidoqofte ben pershtypje fakti qe Balili ka zgjedhur “te fshihet” aty ku askush nuk do dyshonte./ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close