Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

FOTOT/ Bllokohet Kakavija, hakmarrja për Himarën dhe mizoria greke mbi gra e fëmijë

Nga Fatjon Baze, Kakavijë
Qe prej mbremjes se djeshme ne piken doganore te Kakavijes qytetaret shqiptare që jane nisur ne drejtim te shtetit grek kanë hasur nje “block-out” total nga ana e pales helene.
Kjo mësohet se ka ardhur per shkak te problemeve absurde të nxjerra nga fqinjër mbi të cilat fillimisht u tha se ishin probleme në sistemin kompjuterik.
Qytetaret shqiptarë jane detyruar qe ta gdhijne mes te ftohtit dhe brenda neper autobuze pasi u lajmeruan fillimisht se sistemi do te rregullohej ne oren 9 te mengjesit.
Gjithçka rezultoi serish fals pasi situata vijon te mbetet e njejte dhe akoma me e renduar pasi rradha e makinave dhe autobuzave eshte bere aq shume e gjate sa nuk shihet as fillimi dhe as fundi.
Përbën çudi fakti që sistimi arrin te punoje per ata qe zotërojnë letrat greke duke i dhënë lehtësi, ndersa per te tjeret qe jane me pashaportë shqiptare asgjë nuk funksionon.
Nje situate katastrofe pasi dhe gjendja e pasagjereve te moshuar dhe femijeve te vegjel eshte renduar nga ana shendetsore.
Udhetaret kane kerkuar sqarime fillimisht nga ana e punonjesve greke, por jane ndeshur me nje gjuhe arrogante dhe te paprecedent.
“Nuk na intereson fare, sistemi mund te hapet ne oren 12, ne oren 3, ose te henen, ne nuk kemk fare pune me ju”, ishte nje nga pergjigjet e punonjve te doganes greke. Sa i perket pales shqiptare edhe aty situata mbetet e njejte, te cilet shprehen se nuk kane asnje informacion ne lidhje me kete sitiate.
Pra e thjeshtë, aq sa dine pasagjeret dine dhe punonjesit shqiptarë të cilët ngrenë supet.
Nje tjeter perpjekje eshte bere dhe me Ambasaden Shqiptare ne Athine ku eshte tentuar per ti marre ne telefon, por nuk kane pasur asnje pergjigje edhe pse zilja binte. Diçka e paprecedenet, pasi siç shprehen dhe shoferet e autobuzeve mund te kete dhe lidhje politike per “çeshtjen e Himares”.
Ajo qe mbetet shqetesuese eshte se situata vijon te mbetet e njejte dhe sa vjen dhe perkeqesohet dhe askush nuk ka ardhur ne ndihme per te dhene nje sqarim te sakte se kur do te marre fund ky absurditet.
Te gjithe presin nje reagim dhe mbeshtetje nga ana e shtetit shqiptar qe ky kalvar i gjate vuajtjesh dhe pritjesh te marre fund sa me shpejt, pasi shumica jane ne pune, si dhe ka nga ata qe do te kene kontrolle shendetsore.

Back to top button