Shqiponja e Kombëtares

Besmir Limani është tifozi mbase më i veçantë i Kombëtares Shqiptare. Ai, me shqiponjën dykrenare të pikturuar në fytyrë, dallohet nga të gjithë të tjerët në ndeshjet ku luan Kombëtarja

Ai nga viti 1997 jeton në Zvicër. “Në Zvicër kam ardhur edhe më parë, qysh si foshnje, ndërsa familja ime detyrimisht është shpërngulur në fluksin e madh të shpërnguljes së shumë shqiptarëve në vitin 1984. Kam lindur në fshatin Tatesh, komuna e Strugës, e banuar me shumicë shqiptare”, thotë ai në fillim për albinfo.ch. Por, si lindi dashuria për kombëtaren shqiptare. “Tek unë kjo ishte shumë e lehtë. Qysh nga fëmijëria e kisha të qartë se cilat janë ngjyrat tona dhe rolin më të madh këtu e kanë prindërit, të cilët më kanë edukuar dhe vetëdijesuar për kombin, gjuhën dhe flamurin. Kur rritesh me këtë ideal, atëherë duke bashkëngjitur edhe dashurinë ndaj lojës së futbollit, s`ka se si të mos lindë dashuria ndaj ekipit tënd, në këtë rast Kombëtares”, shtoi tutje Besmiri. Ngjyrat kuqezi për të kanë shumë rëndësi. “Krenaria më e madhe është kur identifikohesh me Flamurin Kombëtar. Aty ngërthehet e tërë historia jonë, që të bën edhe më krenar me atë çka jemi. Rëndësi më të madhe se kjo nuk besoj se ka”.Emocione të papërshkruara nga ndeshjet e kuqezinjvePor, cila ishte ndeshja e parë e kuqezinjve që i dhuroi atij kaq shumë emocione. “Ndeshjen e parë përmes sinjalit televiziv e kam përcjellë në vitin 1997 kundër Gjermanisë. Ishte ndeshje plot emocione, ku vendësit ishin në ‘problem’ të madh me Shqipërinë. Luheshin minutat shtesë ndërsa rezultati ishte 3:3, kur për një moment kishim probleme me sinjalin dhe kur gjithë këto probleme teknike kaluan, rezultati ishte bërë 4:3 për Gjermaninë. Lojë me shume emocione, ku dhe kuptova qartë dashurinë time të pashtershme ndaj Kombëtares. Sa i përket ndeshjes së parë ‘live’ në stadium, ishte kundër Danimarkës, në kryeqytetin danez Kopenhagë në vitin 2009. Edhe këtë ndeshje e humbëm në fushë, por dashuria ndaj Kombëtares ishte në rritje e sipër”, theksoi tutje Besmir Limani.Gjatë kësaj periudhe, ai ka përjetuar emocione të mëdha, ku kuqezinjtë shënuan fitore të mëdha dhe të paharrueshme. “Çdo fitore e ka shijen dhe rëndësinë e vet, por këtu do të veçoja dy fitoret e Kombëtares. Njëra është kundër Greqisë (kampione e Evropës) dhe fitorja e parë në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’ kundër Rumanisë. Këto dy ndeshje nuk besoj se mund te harrohen lehtë, bile unë mendoj se do të flitet edhe shumë vite për këto fitore”, theksoi ai.Krenar me “flamurin më të bukur në botë”Por, pse e bën shqiponjën në fytyrë, që ka rënë në sy të të gjithëve. “Dashurinë për Shqipërinë Etnike secili e shfaq në mënyrën e vet. Unë kam zgjedhur këtë mënyrë, sepse duket tepër bukur dhe shqiponja më jep një lloj force shtesë. Për mua është art. Duhet përmendur fakti, se në ndeshjet jashtë Shqipërisë në transfer edhe tifozët vendas vijnë për të bërë foto me flamurin më të bukur në Botë. A nuk është kjo krenari? Të mos e harrojmë faktin se ne si tifozë deri sot ku kemi shkuar kemi lënë vetëm mbresa të mira dhe raporte shumë të ngrohta me nikoqirët dhe organet e rendit. Edhe kjo bën shumë në ngritjen e imazhit të shqiptarëve në Botë.Në ekipin e Kombëtares vijnë lojtarë pothuajse nga të gjitha trojet etnike. Pikërisht kjo është edhe një arsye më shumë, që ata më përkrahin vetëm për ta lartësuar flamurin sa më shumë. Vetëm të bashkuar jemi më të fortë”, deklaron Limani për albinfo.ch.Por, a është sakrificë për të, të shkojë nga Zvicra për të parë ndeshjet e kuqezinjve. “Dashuria dhe sakrifica janë bashkudhëtare. Unë nuk jam i vetmi nga Zvicra që udhëtoj gati në çdo ndeshje të Kombëtares, por jemi shumë “shqiponja” që shkojmë për të vetmin qëllim, pra për të përkrahur Kombëtaren dhe për ti motivuar djemtë tanë. Më lart e përmenda sakrificën, pasi për të ndjekur Kombëtaren kudo në Botë duhet lënë punën dhe familjen, por ja që dashuria ndaj Kombëtares është diçka më e veçantë dhe deri tani e kemi tejkaluar çdo situatë”, përfundoi Besmir Limani.Dashuria dhe sakrifica shkojnë bashkë“Unë nuk jam i vetmi nga Zvicra që udhëtoj gati në çdo ndeshje të Kombëtares, por jemi shumë “shqiponja” që shkojmë për të vetmin qëllim, pra për të përkrahur Kombëtaren dhe për t`i motivuar djemtë tanë. Për të ndjekur Kombëtaren kudo në Botë duhet lënë punën dhe familjen, por ja që dashuria ndaj Kombëtares është diçka më e veçantë dhe deri tani e kemi tejkaluar çdo situatë”, thotë Besmiri.“Për mua kjo është art”“Dashurinë për Shqipërinë Etnike secili e shfaq në mënyrën e vet. Unë kam zgjedhur këtë mënyrë, sepse duket tepër bukur dhe shqiponja më jep një lloj force shtesë. Për mua është art./albinfo.ch/ZgjohuShqiptar.info

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close