Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Policia jep detaje: Si kaloi Gruevski nga Shqipëria në Malin e Zi

Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria. Burime pranë policisë së shtetit i konfirmuan zyrtarisht se mbrëmjen e 11 nëntorit, makina e ambasadës hungareze që shoqëronte Nikolla Gruevskin ka kaluar në pikën kufitarë të Hanit të Hotit për në Malin e Zi.Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të medias në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të shtetasit Nikola Gruevski, ju informon se:Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas, – thuhet në njoftimin e policisë.Ish kryeministri i Maqedonisë, në kërkim nderkombëtar, tashmë ka përdorur karten e identitetit dhe është regjistruar ne sistemin tims shqiptar vetem në dalje. Dy ditë më pas ai u shfaq në Budapest ku kërkoi azil politik. Mendohet se nga Mali i Zi ka kaluar në Serbi e më pas në Hungari me ndihmën e diplomatëve hungarezë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button