Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pse ka këtë emër Mali me Gropa?

I/E nderuar lexues!Mali me Gropa karakterizohet nga peizazhi më tipik i karstit në Shqipëri; kurrizi i tij është i mbushur me gropa, hinka dhe puse të shumta karstike, nga ku edhe merr emrin. Këto gropa shpesh vishen me livadhe dhe kullota malore me florë dhe bimësi të pasur. Si tillë ky peizazh bën pjesë në listën e monumenteve natyrore shqiptare (gjeomonumenteve). Është ndër zonat më të reja të shpallura nën mbrojtje (VKM 49, 2007).Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është, gjithashtu, ekologjikisht e lidhur ngushtë edhe me pellgun e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button