Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Zaev: Nuk ka politikan tjetër të ketë pasur bashkëpunim me shqiptarët sa unë

Ish-kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev,e cili mban postinb e kryetarit të LSDM-së, nuk beson se ka pasur ndonjë tejtër politikan maqedonas që ka pasur bashkëpunim kaq të mirë me shqiptarët. Sipas tij, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nuk mund ta bëjë këtë sepse ka qasje nacionalist.

“Kemi bashkëpunuar me të gjithë dhe në radhët e tona kemi shumë shqiptarë në poste të larta shtetërore. Por për dallim nga ne, VMRO-DPMNE as që mund të paramendohet se mund ta bëjë këtë, sepse ajo ka qasje nacionaliste dhe nuk mund ta bëj kthesën, sepse do të humbë vota”, theksoi Zaev.

Ai tha se për të nuk ka maqedonas, shqiptarë, turq, por siç “të gjithë qytetarë, që janë të barabartë në një shoqëri për të gjithë.”

Back to top button