Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Dhe sado e madhe, prapë s’mjafton tepsia, sepse ju sundon, keqaz babëzia!

Poeti Arben Duka shpreh sot zhgënjim lidhur me pritshmëritë ndaj Ramës dhe thotë se është urgjente që të korrigjohen ndryshimet e 2008-s në Kushtetutë që u hoqën pushtetin shqiptarëve dhe ua dhanë kryetarëve të partive.

Më herët edhe Moikom Zeqo e Pëllumb Xhufi janë shprehur këtu në DITA se ndryshimet e 2008-s janë atentati më i madh ndaj demokracisë së re shqiptare dhe shkaku kryesor i pamundësisë së rinovimit të një klase të dështuar politike.

“Me votë e nxorëm, nga skena “malokun”, edhe si shpërblim, ti na dhe Noc Rrokun” – shkruan me ironi poeti.

Më poshtë, opinioni i tij botuar sot në Dita i shprehur si gjithmonë në vargje:

Kërkove me ngulm,
që të të votonim,
nëse në timon,
të vetëm të donim!

Me kuç e me maç,
u mobilizuam,
edhe krejt të vetëm,
mbi të gjithë fituam!

Nuk fitove ti,
po fituam ne,
thamë se do hapej,
një epokë e re!

Me votë e nxorëm,
nga skena “malokun”,
edhe si shpërblim,
ti na dhe Noc Rrokun!

Kishe kunj të madhe,
ti me LSI-në,
me të katër vjet,
kishe ndarë tepsinë!

Ku t’i dinim ne,
ato marifete,
se ti gjithë tepsinë,
e deshe për vete!

Noc Rrokun e madh,
si shpërblim ne morëm,
ama-LSI-në,
në pension e nxorëm!

Nga tepsi e artë,
të gjithë u larguan,
ndaj kishin të drejtë,
që u kafshëruan!

Që u kafshërua,
motra LSI,
se më asnjë pjesë,
s’do kish në tepsi!

Po dhe ne të zinjtë,
nuk e kishim ditur,
se juve do ishit,
kaq të babëzitur!

Neve u treguam,
popull karabush,
se juve tepsia,
syrin nuk u’a mbush!

Syrin nuk u’a mbush,
tepsia shqiptare,
se ju nevojitet,
një e madhe fare!

Dhe sa më e madhe,
prapë s’mjafton tepsia,
sepse ju sundon,
keqaz babëzia!

Shpesh me presh në duar,
juve jini kapur,
po nuk çani kokë,
vidhni fare hapur!

Timonieri i vetëm,
përmbi timonierë,
po e çon makinën,
drejt e në humnerë!

Të paktën si engjëj,
tani mos u sillni,
gjithçka kini ngrënë,
them se do t’i villni!

Neve si llokume,
ju dhamë pushtetin,
ju në shtatë lëkurë,
e rropët gjithë shtetin!

Lulin me Monikën,
s’i beson njeri,
ndaj ju s’hoqët dorë,
nga kjo badërdi!

Tani po shikoni,
fatin në filxhan,
është kjo opozitë,
që në këmbë ju mban!

Tani në udhëkryqe,
s’jemi fare ne,
po urgjent na duhet,
një parti e re!

Duhet që të shporret,
kjo klasë politike,
PS-ë LSI,
dhe Demokratike!

Duhet që të soset,
ç’u nis në Dhjetor,
fillim i ndryshimit,
Kod i Ri Zgjedhor!

Tani gjithë pushteti,
është i kryetarëve,
ndaj duhet urgjent,
t’u kthehet shqiptarëve!

Po s’ndryshoi Sistemi,
Kodi dhe të tjerat,
në skenë do të mbeten,
vetëm Tri Kolerat!

Direkt nga Sovrani,
deputeti të dali,
duhet një rikthim,
tek proporcionali!

Jo listë kryetarësh,
që prodhon skandale,
po “luftë” kokë më kokë,
përballje reale!/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button