105 Vjet nga krijimi i Forcave të Armatosura Shqiptare (VIDEO HISTORI)
Në 105-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura dua të përgëzoj dhe shpreh mirënjohjen e thellë për burrat dhe gratë nën uniformë që përgjatë një shekulli kanë sakrifikuar edhe jetën për atdhe.
Lavdi për ata që i krijuan Forcat e Armatosura të Shqipërisë!
Lavdi për dëshmorët e atdheut!
Respekt për ata që kanë ngritur e ngrenë lart flamurin kuqezi nëpër misionet e NATO-s anekënd globit!
Krenare për përkushtimin dhe sakrificën e mijëra trimave që gjenden pranë komunitetit sa herë është e nevojshme, ashtu siç po bëjnë dhe këto ditë të vështira për zonat e përmbytura.
#105VjetFA/ZgjohuShqiptar.info