Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vucici mes peshkopëve të kishës, analistët: Po i përgatit për bisedimet me Kosovën

Pjesëmarrjen e kryetarit të Serbisës Aleksandar Vucic në mbledhjen e Kishës ortodokse serbe (KOS) analistët e konsiderojnë si shumë të parëndomtë dhe thonë se është e mudnur që kryetari dëshiron ta përgatisë kreun e KOS-it për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.

Televizioni regjional N1 përkujton se serbia është shtet sekular dhe vendimet e pushtetit janë tërësisht të pavarura nga mendimi i kishës, por kjo është vetëm ‘në letër’, sepse klerikët paraqesin qëndrime politike dhe me shtetarët debatojnë në publik.

“Plaga jonë e rëndë sot është Kosova. Toka e shenjtë serbe nga e cila nuk guxojmë të heqim dorë, sepse do të na arrijë mallkimi i car Lazarit dhe martirëve të tjerë të Kosovës e Metohisë. Do të na mallkojë historia dhe vuajtjet e të gjitha viktimave në Kosovë. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë me çmimin e jetës”, ka thënë patriarku Irinej.

Mërrëdhniet e KOS-it dhe shtetit serb kanë qenë të tendosura kur kanë filluar bisedimet në Bruksel, ndërsa pjesëmarrjen e Vucicit në “sabor” analistët e shohin si tentim për të zbutur qëndrimin e kishës para vazhdimit të dialogut të Beogradit e Prishtinës.

“Po ndodhi e mbeten në pozita të njëjta, dhe KOS-i të mbetet në pozicionet e forta të cilat në fakt janë politikat e dikurshme të nacionalizimit serb. mund të pritet se do të hyjnë në konflikt të drejtpërdrejtë”, thotë analisti i fesë, Slobodan Sadjakov.

Disa ekspertë, sipas N1-së, megjithatë mendojnë se arsyet janë shumë më prozaike – që t’i sjellin ndonjë poen më shumë pushtetit aktual dhe arsye tjera./gazetametro.net

Back to top button