Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Emigracioni/ Rama: Nga Shqipëria në 2017 u larguan më pak se nga Kroacia

Në një konferencë të organizuar mbi sfidat e emigracionit, kryeministri Edi Rama e ka quajtur një fenomen historik emigracionin në Shqipëri të nxitur jo nga arsye politike.
Rama tha se shifrat janë larg “bombave” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike. Ai mori si shembull largimin e 50 mijë personave nga Kroacia, vend i BE-së në vitin 2017, ndërsa nga Shqipëria që nuk është pjesë e tregut të lirë të punës, u larguan gati 40 mijë.
“Faleminderit për këtë nismë që besoj ka një vlerë të veçantë në kontekstin në të cilin zhvillohet, në një vend ku sa herë flitet për emigracionin, debati spostohet në terrenin e hiperbolave dhe të arsyeve për konflikt apo për dëshpërim. Ndërkohë që është një fenomen historik mbi të cilin ka shumë e shumë për të analizuar, studiuar, reflektuar dhe mbi të gjitha i cili nuk përbën asgjë të veçantë për Shqipërinë në një fazë historike që ka përcaktuar lëvizjen e lirë si një risi dhe domosdoshmëri të munguar për shumë vite për shqiptarët. Kjo konferencë ka vlerën se i referohet fakteve dhe shifrave të vërteta duke ndërtuar një diskutim që synon të jetë i ftohtë dhe analitik larg politizimit apo shpërdorimit për efekte të caktuara të një teme kaq komplekse dhe kaq interesante sa ç’ështe tema e emigracionit. Për më tepër ky debat në Shqipëri zhvillohet në kushtet kur Shqipëria por dhe vende të tjera nuk janë pjesë e tregut të forcave të lira të punës siç janë vende të tjera të BE-së. Dhe në këtë kontekst duket sikur janë vetëm shqiptarët apo banorët e vendeve të tjera të rajonit largohen dhe lëvizin drejt rajoneve më të pasura e të zhvilluara. Mirëpo kjo është larg të së vërtetës”, deklaroi kryeministri.
Sipas tij, nëse do i referohemi shifrave të gjitha vendet e reja të BE-së duke nisura nga Polonia do shohim se e vërteta është krejt ndryshe.
“Arsyet për t’u larguar sot për shqiptarët nuk janë arsye politike pra nuk lidhen me azilkërkimin politik por janë të njëjtat arsye për të cilat largohen nga vendi i tyre polakët, rumu7nët apo kroatët. Vetëm vitin e kaluar nga Kroacia janë larguar 50 mijë njerëz. 90% e të cilëve të reja dhe të rinj por ndryshe nga ne shqiptarët apo të tjerët që janë ende të paintegruar në tregun e lirë të punës ata nuk shënohen askund si azilkërkues sepse janë forca të lira të punës. Nëse 50 mijë njerëz janë larguar nga Kroacia në 2017, nga Shqipëria janë larguar 39905. Siç ndodh gjithmonë në debate, kur shkojmë tek shifrat, pasqyra është shumë më e ndryshme nga ça lihet të kuptohet prej rrjedhës intensive të propagandës”, tha Rama./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button