Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Një e dyshuar me koronavirus në Kosovë, mjekët: Rezultati negativ

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka treguar se pacientja e shtrirë në Klinikën Infektive, me dyshimet se mund të ishte e prekur nga koronavirusi, nuk është prekur nga sëmundja që origjinën e ka nga Kina.

Sipas mjekëve, asaj i janë bërë analizat menjëherë dhe rezultati ka dalë negativ, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Edhe Lendita Berisha, drejtoreshë e Klinikes Infektive e ka konfirmuar lajmin.

Sipas mjekëve të QKUK-së, pacientja është shtetase e huaj, e cila punon në Kosovë.

Mjekët kanë bërë të ditur se pacientja, pasi i është shfaqur një kollë, ka shkuar në spital për t’u kontrolluar.

Ajo kishte qëndruar në një qendër për ski jashtë Kosovës, ku ka mësuar se disa persona ishin dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë dje n mbrëmje se një grua ishte dyshuar se është prekur me koronavirus, por simptomat nuk e tregojnë këtë.

Back to top button