Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Haradinaj: Kosovës ia ktheva sovranitetin që e kishin dorëzuar në tavolinën e Dialogut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kur e ka marrë postin e kryeministrit, Kosova nuk kishte sovranitet, pasi e kishte dorëzuar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë pa asnjë kusht, duke mos përfituar asgjë nga BE-ja.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri në takimin e sotëm të organizuar nga Dega e AAK-së në Prishtinë.

Ai aty ka folur për dialogun me Serbinë, taksën dhe liberalizimin e vizave. Haradinaj ka thënë se qeverisja e tij e ka kthyer sovranitetin e Kosovës, që sipas tij ai ishte dorëzuar në tavolinën e dialogut me Serbinë, raporton Kosovapress.

Ne e kemi dorëzuar sovranitetin vetëm në dialog, vetëm në tavolinën e zonjës Mogherini, pra pa marrë asgjë, pa u bë anëtar i BE-së, pa na trajtuar, pa na dhënë privilegjet që na takojnë, ne e kemi dorëzuar sovranitetin. Atë sovranitet që e kemi arrit më 17 shkurt 2008, atë sovranitet i cili ka mbërri me shumë dhimbje, me shumë mund, me shumë vuajtje, me shumë sakrifica, ne atë sovranitet tonin, pas asnjë kundërvlerë, e kemi dorëzuar në tavolinë të dialogut, dhe nuk ka pas më vendime në Kosovë, por vendimet kanë qenë atje.

Nuk kemi qenë në vend, nuk kemi qenë të pavarur, nuk kemi qenë sovran. Ne kemi qenë thjesht temë në agjendën për dialogun. Kur e kam parë si e kemi dorëzuar sovranitetin, e kam parë si detyrë të parë edhe një herë me kthye 17 shkurtin, me kthye sovranitetin. Disa filluan të bëjnë humor, thoshin se është ai i ‘sporteve të rënda’. Po, jam i sporteve të rënda, se më në fund kemi ushtri si e gjithë bota”, tha ai.

Haradinaj po ashtu tregoi se kanë filluar të punojnë për hapje të vendeve të punës dhe se tani qytetarët e Kosovës nuk shkojnë në Gjermani si azilantë, por me viza të rregullta të punës.

Kemi filluar të shohim se dimë të punojmë, të rrisim vende të punës. Jemi të qëndrueshëm, ai që lëshon pe rrugës, dihet ku përfundon. Nuk e kemi taksën vetëm taksë, e kemi qëndrim të drejtë të mbrojmë veten, jemi të qëndrueshëm.

Kemi rritje ekonomike në Kosovë. Asnjëherë më qytetari i Kosovës nuk niset azil me autobus të Hungarisë e Serbisë, por tani shkon me vizë pune. Kosovarët shkojnë me vizë pune, e jo si azilantë. Po thonë ‘sa here do me na uru vizat’, do ua uroj çdo ditë. Nuk është pak urimi i ministrit gjerman, ai e ka thënë fjalën në emër të Gjermanisë dhe Merkelit”, tha Haradinaj.

Back to top button