Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Krusheva ose shpati i shqiptarëve

Në rrafshin e Pellagonisë, përtej fushave të zhuritura nga dielli mesdhetar, ndodhet qyteti i Krushevës. I vendosur mes dy sukave, ky qytet me mbi 5 mijë banorë ka një histori të veçantë. Si pjesë e Vilajetit të Manastirit, qyteti i Krushevës bashkë me fshatrat përreth u bë pjesë e ngjarjeve të stuhishme që shoqëruan fillimshekullin e njëzetë.

Sipas Nikolla Kirov-Majskit, popullata e Krushevës në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë numëronte 12.500 frymë, e përbërë nga “bullgarë (bërsjac dhe mijac), vllehë dhe shqiptarë”. Sipas këtij aktivisti të VMRO-së bullgare, në qytet ishin vetëm dy familje greke. Për të, ‘grekomanët’ e vetëm në qytet ishin ‘vllehët, shqiptarët dhe bullgarët, të ndikuar rëndshëm nga propaganda greke’.

Republika ditëshkurtër e Krushevës, që erdhi në jetë pas kryengritjes së vitit 1903, zgjodhi një qeveri të përkohshme. Kuvendi që u themelua në republikën që zgjati 10 ditë kishte 60 përfaqësues, 20 bullgarë, 20 shqiptarë dhe 20 vllehtë. Shqiptarët ortodoksë të Krushevës me kohë u asimiluan në vllehë. Por gjurma shqiptare qëndron e fortë në qytet. Një nga lagjet kryesore të qytetit njihet në të folmen arumune ‘Ohtul Arbineshului’ (Shpati i shqiptarëve).

Pjesa më e madhe e shqiptarëve sot jetojnë në fshatrat jashtë qytetit. Nëse regjistrimi i vitit 2002 është i besueshëm, në këtë komunë jetonin 2,089 shqiptarë ose 21.5% e popullatës së gjithëmbarshme. Nga të dhënat që zotëron Konica.al del që shqiptarët përbëjnë shumicën në fshatrat Presill, Alldançe, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë, Bellushinë dhe Nerovë./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button