Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Janari i peshqve të mëdhenj? Lu: U zotuat, ku janë rezultatet?

Ndërkohë që në rrjetet sociale, media dhe debatet publike flitet për arrestimin e peshqve të mëdhenj, që ishte paralajmëruar për muajin janar nga ambasadori i SHBA-së Donald Lu, ka reaguar ky i fundit.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, kërkon nga politika dhe autoritetet shqiptare në tërësi, mbajtjen e premtimit për luftën kundër krimit të organizuar.“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.”Ambasadori Donald Lu”, – thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA në Facebook.Të njëjtin apel ambasadori amerikan e bëri edhe në një intervistë për DITA pak ditë më parë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button