Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Unifikimi doganor Shqipëri-Kosovë, KLSH: Pala shqiptare u tërhoq

Unifikimi doganor mes Shqipërisë dhe Kosovës mbetet ende larg, të paktën sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në një auditim të fundit që ka për objekt pikërisht këtë tematikë KLSH vlerëson se kjo nismë mbetet ende larg për aq kohë sa mungon një hap vendimtar siç është ai i unifikimit të politikave fiskale mes dy vendeve.

“Veprimtaria e Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Doganave në unifikimin e pikave doganore si proces teknik e operacional është e mangët dhe nuk ka krijuar premisat për një bashkim doganor të shpejtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk është hedhur hapi vendimtar, unifikimi i politikave fiskale, si parakusht për sigurimin e bashkimit doganor, i cili përbën një potencial për rritjen e shkëmbimit të mallrave, rritjen e ekonomisë për dy vendet, si dhe një parapërgatitje e proces maturimi për institucionet shqiptare për t’u bërë ballë sfidave që parashtron integrimi në tregun europian” vlerëson KLSH.Duke u ndalur edhe tek Porti i Shëngjinit apo Durrësit që jo në pak raste janë lakuar si pika doganore ku pala kosovare do të kishte aksesin direkt KLSH analizon se për të parin nuk ka një analizë të mirëfilltë kurse për të dytin ka pasur vonesa që biznesit i kushton të paktën 2 milionë euro për shkak të burokracive.“Braktisja e projektit për kalimin e Portit të Shëngjinit në shërbim të Doganës së Kosovës, pa u kryer një studim i mirëfilltë për potencialet dhe përfitimet ekonomike që do të sillte për të dy vendet, ka shkaktuar një mungesë përgatitjeje institucionale e cila është reflektuar edhe në shtyrjen e operimit të doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Grupi i Auditimit është informuar në 10 nëntor 2017 nga Ministria e Financave të Shqipërisë se, operimi i doganës së Kosovës në Portin e Durrësit do të fillonte në dhjetor 2017, për të cilën është përgatitur edhe një projektvendim i Këshillit të Ministrave “Për lejimin e kryerjes së kontrolleve fizike nga zyrtarët e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano dhe njohjen e licencave të agjencive të përfaqësimit Doganor të Kosovës” nënvizon KLSH.Fakti që zyra doganore e Kosovës nuk u hap në muajin dhjetor në Portin e Durrësit sipas KLSH përbën një tërheqje nga projekti duke qenë se pala shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për të plotësuar kriteret bazike të operimit.  Porti i Durrësit ka edhe një volum të dukshëm të mallrave që tranzitohen apo përpunohen me destinacion Kosovën. “Nga operimi i plotë i doganës kosovare në Portin e Durrësit, bizneset do të përfitonin një ulje të kostos aktuale me rreth 2 milionë euro në vit, si rrjedhojë e shkurtimit të kohës së operimit” thuhet në raport./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button