SHËNIM: Qyteti që ka zbuluar një strategji më efikase se karantinimi

Testimi masiv duket se është një strategji më efikase në përballimin e pandemisë.
Mediat raportojnë se në Vo, një qytet afër Venecias, ka eksperimentuar testimin e të gjithë banorëve që janë 3 300 dhe ka izoluar rreptësisht ata që kanë rezultuar pozitiv.
Ndonëse pjesë e valës së goditjes pandemike në Itali, Vo aktualisht ka zero raportime të reja, pikërisht për këtë shkak.
“Testimi ishte jetik, shpëtoi shumë jetë” – citohet kyebashkiaku Giuliano Martini.
Testimi dhe ritestimi është përcaktues pasi kështu gjurmohen edhe ata që nuk janë simptomatikë me CoVid19.
Deri më tani qeveria në Tiranë e ka refuzuar këtë mundësi që do të mbyllte shumë probleme që po hapen edhe nga karantinimi, i cili nuk është se funksionon në mënyrë rigoroze.
Qeveria ka dhënë rreth 400 milionë euro koncesione në shëndetësi pa ndonjë efekt të dukshëm te shërbimi spitalor publik.
Në këtë situatë të jashtëzakonshme përfituesit e tyre duhen detyruar të kontribuojnë nëse nuk ka fonde për të përballuar testimin masiv.
Për fat të mirë jemi vend me shumë pak banorë krahasuar me të tjerë.