Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

VIDEO/ Mjeshtri në stol ! Si Christian Panucci eliminoi Skocinë nga Euro 2008

Christian Panucci nuk shqetësohet shumë nga Skocia. Sepse ai e di mirë se si t’ia shuajë ëndrrat kësaj kombëtareje dhe tifozëve të zjarrtë të saj. E ka bërë këtë në 17 nëntor të 2017-ës, kur me një gol me kokë në kohën shtesë, kualifikoi “të kaltrit” për në Euro 2008 në Austri dhe Zvicër dhe i skualifikoi ata nga ky kompeticion. Në takimin e luajtur në “Hampden Park”, Italia fitoi me rezultatin 1-2. Skocezët shpresonin shumë se ata do të arrinin që të kualifikoheshin për në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit, por tekniku aktual i kuqezinjve bëri të heshtë të gjithë stadiumin në Gllasgou.Vendasit u shokuan nga gjuajtja e Luca Toni-t brenda zonës pas vetëm 2 minutash nga fillimi i takimit. Ata gjithsesi luftuan fort dhe arritën që të barazonin rezultatin 20 minuta pas fillimit të pjesës së dytë me anë të Ferguson-it. Gjithsesi, Italia e kishte ruajtur një surprizë për në fund. Panucci i cili humbi një rast mjaft të mirë në të 97” po me kokë, nuk gaboi kur kishte kaluar 1 minutë nga koha e rregullt. Pirlo krosoi brenda zonës dhe aty tekniku kuqezi me kokë mposhti gardianin Gordon.Për atë takim, tekniku i Italisë Roberto Donadoni zgjodhi Panucci-n në vend të Massimo Oddo-s dhe nuk gaboi.SkedaSkoci – Itali 1-2/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button