Nga sot rihapet shkolla shqipe “Nënë Tereza” në Kebek të Kanadasë (VIDEO)

Shkollat shqipe duket se kanë shtrirje në shumë vende të botës me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe vlerat kulturore
Duke filluar nga dita e sotme, fëmijët e Diasporës shqiptare në Kebek të Kanadasë do të kenë mundësinë të marrin mësime të gjuhës dhe kulturës shqiptare në Shkollën Shqipe Nënë Tereza, e cila mbështetet nga Bashkësia Shqiptare e Kebekut në Montréal.
Kujtojmë se Bashkësia Shqiptare e Montrealit filloi punën e saj zyrtarisht në datën 7 korrik 2001. Në këto 19 vite zyrtarët e kësaj shkolle thonë se pati shumë momente festash, gëzimesh, hidhërimesh, por mbi të gjitha duhet nënvizuar puna që është bërë me Shkollën Shqipe Nënë Tereza.
Ajo është thelbi i ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave dhe kulturës shqiptare, të cilat pasqyrohen më së miri në gjuhën tonë të bukur shqipe.
Kontributi i personave që kanë dhënë kohën e tyre që nga dita e parë për t’i shërbyer kësaj kauze kuptimplotë dhe hyjnore është për tu vlerësuar, për mundin e tyre.