Si do të futet gjuha shqipe në praktikën zyrtare të Maqedonisë
Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë.Sipas “Rel”: përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar.Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.Sipas ekspertëve, këto sanksione, por edhe vullneti i shprehur nga politika, janë shpresë se ky ligj nuk do të përjetojë fatin e ligjeve të kaluara, të cilat kishin mbetur vetëm në letër.Por, disa ekspertë të tjerë dyshojnë nëse gjuha shqipe do të gjejë zbatim adekuat në praktike, pasi siç thonë në disa sfera përdorimi i saj nuk është i obligueshëm si në rastin e noterisë, apo edhe segmente tjera.Dervish Halimi, noter dhe njohës i çështjeve të gjuhës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji nuk vlen njësoj si për maqedonasit dhe shqiptarët. Të parët mundet që të mos e përdorin shqipen, ndërsa të dytët nëse duan që dokumenti i të jetë edhe në gjuhën shqipe, duhet që këtë ta kërkojnë. Në këtë rast, sipas tij, kemi procedura që zgjasin e që vetvetiu mund t’i detyrojnë ata që të mos e kërkojnë edhe në gjuhën shqipe.Një problem tjetër që ka përcjell në të kaluarën zbatimin në praktikë të Ligjit për gjuhët është edhe ai i përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe. Në të shumtën e rasteve, zbatimi i saj është përcjellë me bastardime të shumta, apo me gabime gjuhësore dhe përmbajtjesore, si në tabelat udhëzuese, ashtu edhe në dokumente zyrtare.Kujtojmë se Ligji i miratuar parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur, në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, në Qeveri, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet. Gjuha shqipe do të përdoret edhe në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatësm shkruan “REL”./ZgjohuShqiptar.info