Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Mesila Doda thirrje të gjitha vendeve të prekura nga coronavirusi: Të kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria kineze

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka thënë se të gjitha shtetet duhet t’i bashkohen inisiativës së SHBA dhe Gjermanisë për të kërkuar dëmshpërblimin nga qeveria kineze.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Doda thotë se kinezët e nxorrën virusin nga laboratori apo nga kafshë që nuk janë për ushqim dhe duhet të mbajën përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Shqiperia dhe gjithe vendet e rajonit duhet ti bashkohen inisiatives se USA dhe Gjermanise per te kerkuar demshperblimin nga qeveria kineze. Nje bote e tere ne vuajtje e mjerim, qindra mijra vdekje dhe askush nuk ka pergjegjesi??? 

E nxoren nga laboratori dhe mbajne pergjegjesi, e sollen nga konsumimi i kafsheve qe nuk jane per ushqim e prape mbajne pergjegjesi… kjo eshte bote globale e nese nuk respekton rregullat e civilizimit ku jeton duhet te pergjigjesh nje me nje per pasojat.

Historia nuk mbaron ketu, perzune gazetaret, fshehen numrat e viktimave dhe vazhduan te qarkullojne miliona njerez ne bote derisa e gjithe bota u kthye ne nje spital te madh e ne kufijte e mjerimit dhe urise per miliona te tjere, nderkohe qe vete vazhdojne spekulojne ne tregje e blejne prona e pasurojne ekonomine e tyre.

Aksion internacional i drejtesise per pagesat e te gjitha demshperblimeve… kjo eshte urgjente sapo te kaloje vala e pare e goditjes.

Back to top button